Tirana
broken clouds
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
72 %
5.7kmh
75 %
Enj
14 °
Pre
8 °
Sht
8 °
Die
8 °
Hën
8 °
E enjte, 9 Dhjetor, 2021
spot_img

60 vjeçari me Covid u hodh nga spitali dhe ndërroi jetë, rasti i 5-të që vetëflijohet në Shqipëri dhe i 4-ti vetëm nga ‘Shefqet Ndroqi’ (E PLOTË)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

35f9979953ee7581e9917b4715ded0f3

Një 60 vjeçar ka ndërruar jetë në orët e para të ditës së sotme në Tiranë, pasi është hedhur nga spitali “Shefqet Ndroqi” ku kurohej për Covid-19. Viktima i identifikuar si Leonard Skabona ka ndërruar jetë në vendngjarje.

“Me datë 30.11.2020, rreth orës 00:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi L.S.,60 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë. Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Rasti i sotëm i vetëflijimit të një pacienti me Covid-19 e rëndon edhe më tej bilancin tragjik të këtyre rasteve në vendin tonë. Që nga fillimi i pandemisë, në vendin tonë janë vetëflijuar 5 pacientë të infektuar (përfshirë rastin e sotëm).

Nga 5 pacientë me Covid-19 që janë vetëflijuar duke u hedhur nga spitali, 4 janë vetëm në “Shefqet Ndroqi” dhe një është në Spitalin Infektiv, shkruan newsbomb.al.

Rasti i parë është regjistruar në muajin gusht, më datë 13. I riu nga Durrësi Xhino Koça, 29 vjeç, pas disa ditësh trajtim në spitalin “Shefqet Ndroqi” u vetëhodh nga kati i tretë dhe ndërroi jetë në vendngjarje.

Ndërkohë, edhe rasti i dytë është regjistruar në spitalin e sipërpërmendur. Më datë 2 shtator, 65 vjeçari nga Klosi Hasan Mira, është hedhur nga kati i katërt i spitalit duke ndërruar jetë menjëherë. Ai kishte dy ditë që ishte shtruar te “Shefqet Ndroqi”.

Më datë 1 Nëntor, Preng Gjonaj 52 vjeç, pas një jave i shtruar në Santorium, në gjendje të rënduar psikologjike ka vendosur t’i japë fund jetës duke u vetëhedhur nga lartësia e këtij spitali. Ngjarja ka ndodhur në orën 03.10 të mëngjesit.

Ende pa u bërë 10 ditë nga kjo ngjarje e rëndë që trondiste për herë të tretë stafin e spitalit “Shefqet Ndroqi” dhe gjithë opinionin publik, një i moshuar që po merrte trajtim për Covid-19 u vetëflijuar duke u hedhur nga kati i dytë i Infektivit. Më datë 10 Nëntor, Reshat Grendi 69 vjeç, shpëtoi nga hedhja nga kati i dytë i Spitalit Infektiv, por ndërroi jetë një ditë më pas si pasojë e plagëve të marra.

Fatkeqësia rikthehet sërish sot në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, aty ku 60 vjeçari Leonard Skabona ka vendosur t’i japë fund jetës duke u hedhur nga lartësia e spitalit.

//NEWSBOMB.AL

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img