Tirana
clear sky
1.5 ° C
1.5 °
1.5 °
80 %
1.5kmh
0 %
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
9 °
Sht
7 °
Die
8 °
E mërkurë, 8 Dhjetor, 2021
spot_img

6 vite nga vizita e Papa Françeskut në Tiranë, Meta: Koha nuk pret më, të kthejmë shpresën për rininë dhe shqiptarët

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

608d229d6d4c92a8ec289a13b5cdd906

Sot bëhen 6 vite nga vizita zyrtare e Papa Françeskut në Tiranë. Presidenti Ilir Meta e kujton këtë ditë dhe përmes videos së Papës, jep mesazhin se koha nuk pret më dhe “shqiponjat duhet të kthehen në fole.

“Në 6-vjetorin e vizitës së Tij në Shqipëri, të mos harrojmë porositë e mençuara të Papa Françeskut: “Shqiponjat nuk e harrojnë folenë, por fluturojnë lart. Kam parë kaq shumë të rinj, ndaj ju lutem mbajini ata në Atdheun e tyre dhe Shqipëria të shpëtojë nga dimri demografik”.

Të bëjmë gjithçka që shqiponjat të qëndrojnë e të kthehen në folenë e tyre, dhe Shqipëria të ngrihet lart, atje ku e meritojnë ëndrrat dhe sakrificat e shqiptarëve, si një vend plotësisht demokratik, i respektuar dhe me dinjitet në Europë.

“Duhet bërë gjithçka për të shtuar shpresën për rininë tonë, sepse ‘Ku ka rini, ka shpresë”, – tha Papa Françesku në Tiranë.

KOHA NUK PRET MË! TË KTHEJMË SHPRESËN PËR RININË DHE PËR TË GJITHË SHQIPTARËT”, shkruan Presidenti dhe ndan videon e mëposhtme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img