Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

6 viktima dhe mbi 260 raste të reja, dalin SHIFRAT e Covid: Në gjithë vendin janë 7,098 pacientë aktivë

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Gjashtë pacientë kanë humbur jetën gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë, si pasojë e Covid-19. Referuar njoftimit të Ministrisë së Shëndetësisë, bëhet me dije se nga 2640 testime që janë bërë, janë konfirmuar pozitivë 264 qytetarë.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon:

Janë kryer 2,640 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 264 qytetarë, në këto bashki: 133 në Tiranë, 29 në Fier, 24 në Lushnje, 16 në Durrës, 7 në Vlorë, 5 në Has, Lezhë, Gjirokastër, 4 në Kukës, 3 në Kurbin, Libohovë, Tepelenë, Kolonjë, 2 në Tropojë, Kamëz, Vorë,  Kavajë, Sarandë, Skrapar, 1 në Fushë- Arrëz, Mirditë, Dibër, Mat, Mallakastër, Delvinë, Konispol, Përmet, Këlcyrë, Peqin, Librazhd, Gramsh.

Janë 7098 pacientë aktivë me COVID19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalet COVID po marrin trajtim 155 pacientë, nga të cilët 18 janë në gjendje më të rënduar. Me gjithë përpjekjet e mjekëve, në 24 orët e fundit nuk e kanë fituar betejën me COVID19, 6 qytetarë: katër qytetarë nga Tirana 57-76 vjeç, një qytetar nga Elbasani 66 vjeç, një qytetar nga Berati 83 vjeçe.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve.

Janë shëruar 192  qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 171,982 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (25 Tetor 2021)

Raste të reja ditore          264

Të shëruar në 24 orë       192

Të shtruar në spitale       155

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                 2,640

Testime totale              1,285,961

Raste pozitive                181,960

Raste të shëruara            171,982

Raste Aktive                     7098

Humbje jete                      2,880

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë            3,604

Fier                 900

Durrës            706

Shkodër         440

Elbasan          302

Gjirokastër     221

Korçë              191

Lezhë             183

Vlorë               174

Berat              171

Kukës             131

Dibër               75

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img