Hapësire reklamuese

Politikë

120 milionë euro kokainë në kamionin me mish, Petrit Vasili: Narkoqeveria e Edi Ramës ja ka hapur portat katër kanate drogës, më 25 prill masakroi votën e shqiptarëve

Shkruar nga Newsbomb
120 milionë euro kokainë në kamionin me mish, Petrit Vasili:

Nënkryetari i Lëvisjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar në lidhje me sekuestrimin e 400 kg kokainë me vlerë maksimale 120 miliona euro në Kosovë.

Sipas Vasilit,  Policia e Kosovës e lufton drogën e cila vjen nga Shqipëria prandaj dhe arrin të kapë tonelatat me kokainë.

Gjithashtu, nënkryetari thotë se “narkoqeveria e Ramës masakroi më 25 prill votën e shqiptarëve, ndaj beteja për votën e lirë dhe të ndershme është e vetmja betejë që shpëton Shqipërinë dhe shqiptarët”

“Narkoqeveria e Edi Rames ja ka hapur portat kater kanate droges sepse ushqehet me parate e saj, ndaj droga kalon lirisht ne Shqiperi.

Ndersa qeveria dhe policia e Kosoves e lufton drogen ndaj i kap tonelatat, qe vijne nga Shqiperia e narkoqeverise!

Narkoqeveria e Rames masakroi ne 25 prill voten e shqiptareve, ndaj beteja per voten e lire e te ndershme eshte e vetmja beteje qe shpeton Shqiperine dhe shqiptaret”, shkruan Vasili në postimin e tij në Facebook.

Një sasi rekorde droge është kapur ditën e sotme në Kosovë. Mësohet se bëhet fjalë për 2 tonë e 200 kg kokainë e ardhur nga një vend i Amerikës Latine.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu