Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

6 mijë euro për të liruar të burgosurin, gjyqtarja Mimoza Margjeka kërkonë leje nga SPAK: Vajza ka pasur hemoragji, s’kam të afërm

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b3b30f80ec044e4665a43ca65cf9712c

Gjyqtarja e Korçës Mimoza Margjeka kërkon leje nga SPAK për të takuar vajzën e saj, e cila sipas gjyqtares ka pësuar hemoragji dhe mjeku ka rekomanduar të shkojë te specialisti.

Margjeka ndodhet në “Arrest shtëpie” pasi sipas SPAK ka kërkuar 6 mijë euro për të liruar nga burgu një person të dënuar, ndërsa bashkëshorti i saj që do të merrte dhe paratë, është lënë nga gjykata në masën “Arrest me burg”. Në këto kushte, gjyqtarja Margjeka thotë se s’ka të afërm të tjerë dhe kërkon leje të ndjek mjekimet e vajzës.

“Gjatë kohës që ndodhem në masë arrest shtëpie vajza ime ka manifestuar një gjendje hemorragjie, gjak nga hundët, ngjarje e ndodhur në datën 15.09.2020. Kam njoftuar mjekun e lagjes, i cili nëpërmjet rekomandimit me shkrim ka udhëzuar për vizitë klinike pranë specialistit përkatës. Në kushtet që ndodhen në arrest shtëpie e kam të pamundur të asistoj vizitat dhe mjekimin e vajzës për shkak se edhe bashkëshorti siç edhe jeni në dijeni ndodhet në paraburgim me vendim gjykatë dhe nuk kam njerëz të tjerë familjare apo të afërm të më ndihmojë. Ju lutem më mundësoni nëpërmjet ndonjë akti shkresor të lëshuar nga ju, miratimin e shoqërimit të vajzës në kryerjen e vizitave mjekësore”, thuhet në kërkesën e gjyqtares Margjeka. Kërkesa e saj për leje nuk është miratuar.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img