Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
42 %
1.5kmh
0 %
Die
31 °
Hën
34 °
Mar
35 °
Mër
36 °
Enj
38 °
E diel, 20 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

“6 litra ujë në ditë për të kaluar COVID-19”, pneumolugu e shpjegon për qytetarët: Merrja shishen dhe komunikoja me të për 3 minuta

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

dbe8e669cf16bfd7850982171f3f40a9

Mjeku pneumolog Shpëtim Driçi me anë të një postimi në rrjetet sociale pak ditë më parë, tregoi se e kishte kaluar koronavirusin pa asnjë problem duke pirë 12 litra ujë në 2 ditë.

Deklarata e tij mori shumë vëmendje por kishte edhe nga ata që nuk e besuan, ndaj i ftuar në emisionin “Shqipëria live”, ai e ka shpjeguar postimin e tij për qytetarët. Mjeku tha se nuk mjafton vetëm të pish ujë, por duhet të “komunikosh” me të, duke treguar se e merrte shishen e ujit, komunikonte me të për 3 minuta dhe më pas e pinte.

“E kam kaluar Covid-in në gusht të vitit 2020.  Por, nuk është mesazhi që të pihen 12 litra ujë në ditë dhe mjafton. Përvoja ime personale, që kam kaluar sfida me shëndetin, ka bërë që të kërkoj shumë. Po kërkoj një degë të re të shkencës mjekësore, që është mjekësia kuantike.

Uji ka një veti, sipas zbulimeve shkencore, mbart memorie, me ujin mund të bisedosh dhe të japësh mesazh. Te uji regjistrohen valët skalare.  Është mesazhi që i jep ujit që të programosh qelizën brenda trupit dhe t’i japësh mesazhit bakterit më pas (për ta larguar).

Truri i njeriut është i përbërë nga neuronet, brenda ka citoskelet, ka mikrotubula, tubula brenda, që një shkencëtra i ka gjuajtur kub. Aty ndodhet ujë me koherencë të lartë. Trupi i njeriut krijon biokotone.

Ne mund ta riprogramojmë ADN-në tonë nëpërmjet fjalës, mund të arrijmë që zemrën ta lemë të qetë, nëpërmjet mendjes. Është struktura e tillë, ka fushën magnetike, e lidhur me rrjetin energjitik të tokës. Nëpërmjet zemrës kuptojmë ndjenjat tona.

Merrja shishen, komunikoja me të për tre minuta, ndjesia intuitive që kisha brenda vetes më shtynte që këtë mesazh ta kisha të përhershëm, pastaj merrja sasinë tjetër të ujit. Keni parë ritual fetar që të kryhet pa ujë?! Funksionon gjithmonë”, tha mjeku.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img