Nesër në orën 09.30 mblidhet Komisioni për Çështjet Europiane i Dhomës së dytë të Parlamentit Hollandez. Mbledhja në Groen van Prinstererzaal do të zgjasë dy orë dhe do të debatohet për këshillin e datës 22 qershor në Bruksel.
E pranishme do të jetë patjetër ministrja e Punëve të Jashtme të Hollandës, zonja Sam Kaag ndërsa komisioni do të marrë vendimin dhe për qendrimin që do mbajë për Shqipërinë në datë 22 qershor, lidhur me konferencën e parë ndërqeveritare, për t’i hapur rrugë integrimit në BE. Tema për Shqipërinë është vendosur në fund të axhendës së Komisionit.
Sinjalet janë pozitive dhe shpresat për një dritë jeshile nga ana e Hollandës janë të mdha. Kujtojmë që më datë 5 qershor qeveria Hollandeze i dërgoi një letër raport Komisionit ku del në konkluzionin se shumë prej kushteve që ka pasur Hollanda ndaj Shqipërisë janë plotësuar.
Duhet theksuar fakti se vitet e fundit Hollanda ka qenë shumë skeptike sa i takon ardhmërisë se vendit tonë në familjen e madhe europiane, pasi duheshin plotësuar shumë kushte që kishin lidhje me ligjin, shtetin e së drejtës, korrupsionin, etj.