Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

‘6 kryebashkiakë të dyshuar’, Bushati: Dekriminalizimi luftohet me rregulla dhe demokraci brenda partive

Shkruar nga Newsbomb

Ditmir Bushati, si i deleguari i Partisë Socialiste për Qarkun e Shkodrës në zgjedhjet e fundit lokale, thekson se mos hyrja e opozitës në zgjedhje dëmtoi jo vetëm demokracinë por edhe vetë PS-në.

Duke iu referuar largimit të kandidatit të PS-së për Shkodrën, Valdrin Pjetri nga ligji i dekriminalizimit për shkak të kaluarës së tij, por edhe dyshimet për 5 kryebashkiakë të tjerë të PS-së si të “kriminalizuar”, Bushati gjatë intervistës në studion e Ilva Now në Euronews Albania u shpreh se, nevojitet reflektim dhe ndryshim i rregullave për përzgjedhjen e kandidatëve.

“Simon Perez ka pasur një shprehje shumë interesante ku thoshte; kur humbet kundërshtarin, humbet politikën. 30 qershori mund të përshkruhet pak a shumë ke këtë fjalë. Në kushtet kur opozita prodhoi një rrugë ekstreme, zhbënë disa rregulla dhe mekanizma që vetë sistemi demokratik i ka qoftë në mënyrë të pashprehur, qoftë te zgjedhje dhe konkurrimi me kundërshtarin. Kjo pasi është ndryshe kur je vetëm në zgjedhe dhe ndryshe kur matesh me kundërshtar.

Kur ke kundërshtar përfshirë më shumë strukturat vendimmarrëse në mënyrë që të përzgjedhësh një kandidat sa më të mirë. Duhet të kemi një debat dhe diskutim të ndershme këtu, mes përgjegjësisë individuale dhe përgjegjësisë politike. Shkodra është një mundësi për të reflektuar, për të ndryshuar disa rregulla për mënyrën se si në të ardhmen do të duhet të përzgjedhim kandidatët, qoftë për deputet apo kryetar bashkie”, theksoi deputeti i PS-së.

Dekriminalizimi apo influenca e personave me të kaluar të errët, është një fenomen në politikën shqiptare, pasi sipas Bushatit ka të bëjë dhe me financimin e partive, pasi këtu hyn ndikimi i parave që janë bërë në mënyrë të pandershme.

“Ligji është agresiv për sa i takon penaliteteve por nuk ka qenë efektiv për parandalimin. Kjo do të thotë se kemi nevojë për rregulla më të mira. Ilaçi për dekriminalizimin sipas mendimit tim, nuk është ashpërsimi i ligjeve por demokracia brenda partive për më shumë demokraci”, deklaroi z. Bushati.

Sa i takon ligjit të medias apo siç njihet ndryshe “antishpifja”, Bushati nuk pranoi të deklaronte që tani votën kundër këtë projektligji, por tha se është shpejt dhe nisma mund të pësojë ndryshimet e nevojshme. Nga ana tjetër, tha se për ligjin duhej kërkuar ekspertizë ndërkombëtare.

“Ne ende nuk kemi ardhur në momentin final dhe do të ishte e padrejtë për të thënë fjalën e fundit. Qëndrimi im është se kjo është një fushë shumë e ndjeshme, BE, Këshilli Evropian dhe OSBE ka një ekspertizë të çmuar. Legjislacioni duhet bërë me grupin që prek, dhe në këtë rast flasim për gazetarët. Nuk do të ishte cedim në rast se do të ezauronim të gjitha shkallët e konsultimit ndërkombëtar pasi jemi dhe kryesues të OSBE-së dhe presim anëtarësim në BE”, tha u shpreh ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll