Tirana
clear sky
29.5 ° C
29.5 °
29.5 °
51 %
1kmh
0 %
Enj
29 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
36 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

6 kompanitë e para nuk plotësonin dokumentacionin, rihapet tenderi MILIONA EURO për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, ja kur do të fillojnë punimet

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Qeveria ka rihapur tenderin ndërkombëtar për ndërtimin e Tunelit të Llogarasë, një mega-projekt me investim gjigand.

Në mars të 2021 qeveria e anuloi tenderin duke përjashtuar 6 kompanitë që morën pjesë pasi nuk plotësonin dokumentacionin e duhur.

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka publikuar dokumentet standarde të tenderit për procedurën e hapur të punëve publike për tunelin e Llogarasë. Fondi limit është 18.9 mld lekë të reja ose 153 milionë euro dhe ofertat për shoqëritë e interesuara do të priten deri më 28 korrik.

Nëse nuk do të ketë ankesa pritet që punimet për këtë vepër të nisin në fund të vitit. Tuneli i Llogarasë do të financohet me paratë e buxhetit të shtetit. Ai do të jetë i gjatë 5.9 kilometra dhe do të lidhet në hyrje dhe dalje të tij me dy ura, nga 110 dhe 40 metra të gjata.

Më shumë

spot_img
spot_img