Hapësire reklamuese

Aktualitet

6 ditë pasi u përfshi nga flakët, zjarrfikësja "zbarkon" sërish te urgjenca e QSUT

Shkruar nga Newsbomb
6 ditë pasi u përfshi nga flakët, zjarrfikësja

Zjarrfikësja ka “zbarkuar” sërish pasditen e kësaj të shtune në ambientet e urgjencës së re të Tiranës. Gjashtë ditë pasi urgjenca e re e QSUT u përfshi nga flakët, mjekët kanë telefonuar shërbimet e zjarrfikësve të cilët i kanë njoftuar se brenda urgjencës ndjejnë erë të djegur.

Burime për mediat bëjnë me dije se menjëherë zjarrfikësit shkuan në QSUT, mirëpo fatmirësisht nuk ka pasur prani zjarri por kanë qenë vetëm dyshime.

Kujtojmë se zjarri i rënë gjashtë ditë më parë e ka nxjerrë jashtë funksioni urgjencën. Rastet që kanë nevojë dërgohen në Sanatorium dhe Trauma.

Lidhur me zjarrin reagoi dhe vetë Qendra Spitalore Universitare të cilët thanë se menjëherë sapo u raportua për zjarr janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar.

Njoftimi i QSUT MË 11:02:2024

Në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme në katin -1 të godinës së QSUT është raportuar tym. Menjëherë janë marrë masat për sigurimin e pacientëve të shtruar dhe situata u vu nën kontroll në një kohë rekord dhe shkaqet e tymit po hetohen.

Situata është në monitorim të vazhdueshëm dhe pacientët janë të gjithë jashtë rrezikut për jetën, falë angazhimit të personelit mjekësor dhe atij zjarrfikës. Çdo gjë është nën kontroll dhe gjendja paraqitet e qetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese