Tirana
clear sky
16.5 ° C
16.5 °
16.5 °
82 %
0.5kmh
0 %
Hën
26 °
Mar
29 °
Mër
31 °
Enj
32 °
Pre
26 °
E hënë, 23 Maj, 2022
spot_img

6 bashkitë pa kryetarë, KQZ i përgjigjet Metës: Ne kemi informacion vetëm për tre, për të tjerat nuk jemi vënë në dijeni nga Qeveria

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, i përgjigjet presidentit Ilir Meta për zgjedhjet në 6 bashkitë pa kryetarë. Meta kërkoi informacion zyrtar nga KQZ në mënyrë që të shpallë një datë për zgjedhjet në Shkodër, Vorë, Dibër, Lushnje, Rrogozhinë dhe Durrës.

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi thotë se KQZ ka informacion vetëm për Bashkinë e Vorës, atë të Shkodrës dhe Dibrën. Për tre bashkitë e tjera thotë ai, këshillat bashkiak duhet të njoftojnë prefektin, dhe më pas Këshilli i Ministrave merr vendim.

Celibashi i thotë Metës përnmes një shkrese zyrtare se KQA i ka ndërprerë mandatin Agim Kajmakut të Vorës, Valdrin Pjetrit të Shkodrës dhe Dionis Imerajt të Dibrës.

“Referuar neneve 61 dhe 62 të ligjit nr.139/2015, këshilli bashkiak njofton Këshillin e Ministrave, nëpërmjet prefektit, për rastet e përfundimit të mandatit të kryetarit përpara afatit, ndërsa shkarkimi i kryetarit të bashkisë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave.

Për raste të tjera të vakancave të krijauar, Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve nuk është vënë në dijeni, dhe brenda kompetencave të veta ju vë në dispozicion informacionin e saktë vetëm për sa është në fushën e vetë të përgjegjësisë ligjore”, thuhet në përgjigjen që KQZ i kthen Metës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
RingRing
spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img