Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

59 kg kokainë mes qymyrit, SPAK liron ekuipazhin e anijes që u kap në Portin e Durrësit

Shkruar nga Newsbomb
59 kg kokainë mes qymyrit, SPAK liron ekuipazhin e anijes që u kap

Prokuroria e Posaçme (SPAK) ka liruar ekuipazhin e anijes me qymyr që mbërriti nga Kolumbia në Portin e Durrësit, në të cilën u gjetën 59 kg drogë.

Sipas informacioneve që disponon “Neës 24”, ekuipazhi i përbërë nga rusë, filipinas dhe ukrainas janë liruar me urdhër të SPAK pas verifikimeve të kryera, lidhur me ngarkesën e lëndës narkotike. Pak ditë më parë pjestarët e ekuipazhit kërkuan pafajësinë, si dhe i bënë thirrje gjykatës që të heqë sekuestrot e anijes dhe pasaportave të tyre.

Kujtojmë se anija me qymyr mbërriti në portin e Durrësit disa javë me parë nga Kolumbia, ku ishte ngarkuar me dhjetëra tonë qymyr, i cili ishte porositur nga një kompani e huaj që operon në  vendin tonë.

Në anijen “Unistream” që po sillte qymyr u gjetën disa pako me drogë, e cila ishte nisur nga Kanadaja dhe kishte ndaluar në një port të Kolumbisë, përpara se të mbërrinte në portin e Durrësit, ku edhe u zbulua ngarkesa. Në lidhje me këtë ngjarje u ndalua kapiteni, një shtetas rus i cili është marrë në pyetje nga autoritetet shqiptare dhe anëtarët e ekuipazhit.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll