Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
82 %
2.1kmh
0 %
Sht
19 °
Die
19 °
Hën
13 °
Mar
12 °
Mër
5 °
E shtunë, 25 Mars, 2023

555 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Lulzim Basha çon në Kalanë e Krujës ambasadorin amerikan që dënoi i pari masakrën e Reçakut

Lajme të ngjashëm

Politikani demokrat Lulzim Basha, ka qenë pasditen e kësaj të marte në Kalanë e Krujës, ku bashkë me ambasadorin amerikan William G. Walker. Me ta, kanë qenë dhe biznesmenë e intelektualë të Shqipërisë e Kosovës.

“Kujtime të paharrueshme me mikun e shqiptarëve Ambasadorin William G. Walker gjatë vizitave mbresëlënëse në Kalanë e Krujës, në 555 vjetorin e ndarjes nga jeta të heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu dhe në Kalanë e Beratit e Muzeun Onufri ku mishërohen vlerat më të mira të trashëgimisë sonë kulturore”, shkruan Basha, teksa ndan foto nga vizita në Krujë.

Një ditë më parë, Presidenti Bajram Begaj ka nderuar ambasadorin William G. Walker me një nga medaljet më të larta të Republikës së Shqipërisë, atë të “Kalorësit të Urdhrit të Flamurit”.

Walker është një personalitet ndërkombëtar, diplomat dhe humanist, i pari që ekspozoi në mbarë botën si “një krim kundër njerëzimit” masakrën e Reçakut, ku u masakruan 45 qytetarë të pafajshëm nga trupat paraushtarake të Millosheviçit, gjë që solli reagimin e menjëhershëm të komunitetit ndërkombëtar.

Lexo edhe: FOTOT/ Begaj nderon ish-ambasadorin Walker me titullin “Kalorës i Urdhrit të Flamurit”, i pranishëm Basha me bashkëshorten

Lexo edhe: “Përjetë mirënjohës ambasadorit Walker”, Lulzim Basha shpërndan fotot nga ceremonia në Presidencë

Më shumë