Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Ministrja e Jashtme publikon VIDEON: Ja në cilat shtete ndodhet busti i Heroit tonë Kombëtar

Shkruar nga Newsbomb
553 vjetori i vdekjes së Skënderbeut, Ministrja e Jashtme publikon

Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, kujton sot 553 vjetorin e vdekjes së Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, dhe publikon videon me vendet ku është vendosur busti i tij.

“Përkujtojmë sot me respekt udhëheqësin e parë të shtetit shqiptar, qëndrestarin heroik të mbrojtjes së vendit dhe vlerave evropiane, heroin legjendar të kombit, Gjergj Kastrioti Skënderbeu. Figura e tij është shenjtëruar në simbol dhe element të identitetit kombëtar.

#Skënderbeu do të kujtohet ndër breza si udhëheqës i suksesshëm e vizionar, mjeshtër i madh i luftës, prijës i një vendi të vogël, por me respekt e vlerësim ndërkombëtar. Politika e jashtme e tij ishte politikë e aleancave me aktorë të rëndësishëm ndërkombëtarë të kohës, e ndërtuar me inteligjencë e diplomaci.

Ky “flamur frymëzues” i mobilizimit të popujve për liri, “valëvitet” i respektuar anembanë botës. Për trashëgiminë e tij flasin bustet, monumentet, emrat e shesheve e rrugëve të disa prej kryeqyteteve evropiane e botërore. Çdo shqiptar larg atdheut, s’ka si të mos ndihet krenar kur në dhè të huaj lexon: “Skënderbe”, shkruan Ministria dhe dnan videon e mëposhtme.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll