Tirana
clear sky
9.5 ° C
9.5 °
9.5 °
87 %
1kmh
0 %
Enj
23 °
Pre
26 °
Sht
24 °
Die
24 °
Hën
24 °
E enjte, 6 Tetor, 2022

5,500 legalizime të patërhequra në Shijak, Artan Lame: Shkojnë ankohen, ama nuk marrin mundimin të pyesin se i kanë gati

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kreu i Kadastrës Artan Lame, u bën thirrje qytetarëve që të paraqiten pranë zyrave të institucionit që drejton ose të bëjnë aplikimin online në e-Albania, për të tërhequr certifikatat e legalizimeve. Ai thotë në rang republike janë 5,500 leje legalizimi të patërhequra nga qytetarët.

“[…] këto shërbime të paevaduara janë dhimbje koke, sepse janë praktika që mbeten varur, janë bllokime artificiale të procedurave, pastaj një periudhe kohe dokumentacioni humbet afatet dhe duhet çuar në arkivin qendror dhe kur të kujtohet qytetari duhet filluar gjithshka nga fillimi dhe ai do ankohet se po e sjellin vërdallë dhe ku ishe asgjëkundi”, thotë ai.

Sot Drejtoria e Kadastrës Durrës ka publikuar një listë me qindra certifikata dhe shërbime kadastrale të kryera dhe të patërhequra nga qytetarët dhe për këtë Lame bën me dije se mes emrave, ka janë 2 raste që kanë bërë ankimim në rrjetin e antikorupsionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe 4 raste të tjera që kanë bërë ankimim në rrjetin e Bashkëqeverisjes.

“Pra, janë ankuar se nuk ju del certifikata, pa marrë mundimin as të bëjnë një verifikim paraprakisht. Dhe ka akoma. Kur të kenë mbaruar të gjitha këto, vjen edhe Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe na ve gjobë pse i ke publikuar në gazetë listat sepse janë të dhëna personale”, shkruan kreu i Kadastrës Shqiptare.

Shënimi i plotë i Artan Lames:

Te Ura e Shijakut…

Para dy vjetësh, me Eltonin, Kryetarin e Bashkisë Shijak, ishim në sheshin qendror të qytetit për të filluar procesin e certifikimit të tokës bujqësore. Kryetar Eltoni, ai që e lavdëroi dhe Rama dje për pastërtinë e qytetit, në atë takim ishte entuziast për këtë punë sepse regjistrimi i tokës mbetet problem për zhvillimin e bujqësisë.

Ishim në kulm të pandemisë në atë takim, ndaj kishim thirrur vetëm nja 4 a 5 fshatarë që do të merrnin certifikatën. Të tjerët pastaj, duhej të ngacmoheshin nga bërja publike e eventit dhe do të nxitonin të aplikonin për të marrë certifikatën e tokës.

Kanë kaluar dy vjet që atëhere. Sot Drejtoria e Kadastrës Durrës ka publikuar një listë me qindra çertifikata dhe shërbime kadastrale të kryera dhe të patërhequra nga qytetarët! Për drejtorinë e Durrësit këto shërbime të paevaduara janë dhimbje koke, sepse janë praktika që mbeten varur, janë bllokime artificiale të procedurave, pastaj një periudhe kohe dokumentacioni humbet afatet dhe duhet çuar në arkivin qendror dhe kur të kujtohet qytetari duhet filluar gjithshka nga fillimi dhe ai do ankohet se po e sjellin vërdallë dhe ku ishe asgjëkundi.

Dhe e bukura është se midis kësaj liste që po publikohet, janë 2 raste që kanë bërë ankimim në rrjetin e antikorupsionit në Ministrinë e Drejtësisë dhe 4 raste të tjera që kanë bërë ankimim në rrjetin e Bashkëqeverisjes! Pra, janë ankuar se nuk ju del certifikata, pa marrë mundimin as të bëjnë një verifikim paraprakisht.

Dhe ka akoma. Kur të kenë mbaruar të gjitha këto, vjen edhe Autoriteti për mbrojtjen e të dhënave personale dhe na ve gjobë pse i ke publikuar në gazetë listat sepse janë të dhëna personale!

Doni më?

Kadastra trashëgon gjithë kusuret e ish hipotekave dhe mezi po ja del të ndryshojë imazhin e trashëguar, ndaj situate të tilla veç e ngecin më keq mekanizmin që është vënë në lëvizje.

Se mos kujtoni që Shijaku është ndonjë rast i veçuar! Mjafton t’ju them që në rang republike janë rreth 5500 leje legalizimi të patërhequra nga qytetarët.

Fola me Kryetar Eltonin, që natyrisht bëri atë që mund të bënte: më tha t’ia jap edhe atij listen, të përpiqet të kontaktojë sa të mundet prej tyre.

Ndërsa shkruaj mëndja më fluturon tek vargjet “Te ura Shijakut / mbodha ca qershia” pastaj papritur më futet dyshimi: po ky këto qershiat ky i kishte mbjellë të tokë me letra apo në tokë babe?

Ej, fermerë të fshatrave të Shijakut, përtej batutave, bëjeni atë dreq aplikimi online në e-albania për të tërhequr certifikatën e tokës. Ndihmoni veten, por na ndihmoni edhe neve, ndihmoni edhe fermerët e tjerë të Xhafzotajt, Sukthit a Ishmit, që të vijojnë procesin!

𝐋𝐀𝐉𝐌𝐄𝐑𝐈𝐌

Banorët e fshatrave Rreth dhe Hardhishtë të bashkisë Shijak, përfitues të ligjit 7501 të vitit 1991, të cilët ende nuk kanë tërhequr dokumentacionin që u legjitimon tokën bujqësore, të paraqesin kërkesën në rrugë postare dhe të aplikojnë në e-Albania kodin L1 (rifreskim kartele).

Regjistrimi fillestar i tokës bujqësore ka përfunduar totalisht për këto dy fshatra, që në vitin 1997. Përkatësisht:

– 330 familje bujqësore përfituese për fshatin Rreth;

– 258 familje bujqësore përfituese në fshatin Hardhishtë.

Në zyrat e Drejtorisë Vendore të ASHK Durrës është ende i patërhequr dokumentacioni, për 150 familje, që i legjitimon tokën e përfituar nga ligji 7501 i vitit 1991.

Cfarë duhet të beni?

Paraqitni kërkesën në rrugë postare, dhe aplikoni në e-Albania kodin L1,

Kodet I4 dhe I5 për rifreskim Kartele dhe kopje fragment Harte.

Gjithashtu, në Drejtorinë Vendore të ASHK Durrës administrohen 400 Çertifikata Pronësie (fizike) të patërhequra nga qytetarët, për të cilat janë kryer të gjitha shërbimet.

Personat gjejnë emrin sipas listës më poshtë, të paraqesin, në rrugë postare, kërkesën për tërheqje të Çertifikatës së Pronësisë.

Më shumë


spot_img
spot_img

spot_img