Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
67 %
1.5kmh
75 %
Enj
12 °
Pre
14 °
Sht
15 °
Die
12 °
Hën
15 °
E enjte, 1 Dhjetor, 2022

55 vite nga vendimi i Diktatorit për shkatërrimin e Kishave dhe Xhamive, Basha: 30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryedemokrati Lulzim Basha ka përkujtuar 55 vjetorin e vendimit të diktatorit Enver Hoxha për shkatërrimin e të gjitha Xhamive dhe Kishave.

Në një postim në rrjetet sociale, Basha thotë se 30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt, teksa shprehet se në këtë përvjetor duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist.

“Sot 55 vite më parë, diktatura që u kishte shpallur luftë të gjitha fuqive të globit, nisi luftën edhe kundër Zotit. Kishat, xhamitë dhe teqetë u hodhën në erë, klerikët u vranë, u torturuan dhe u burgosën, besimtarët u përndoqën.

Në këtë përvjetor ne duhet të nderojmë sakrificën bujare të klerikëve dhe besimtarëve që e mbajtën ndezur dritën e besimit nën terrorin e regjimit komunist. Dekadat e ankthit dhe shkretëtirës shpirtërore e morale nuk duhen harruar kurrë.

30 vitet e tranzicionit nuk e kanë bërë drejtësinë për atë terror të pashembullt. Modelet e asaj tradite të keqe komuniste vijojnë të lëndojnë lirinë dhe virtytin e besimit”, shkruan Basha.

Më shumë




spot_img








spot_img