Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

54 kg drogë nga Shqipëria në Greqi, arrestohen dy persona në Selanik (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb

Dy shqiptarë të moshës 58 dhe 49 vjeç janë arrestuar ditën e djeshme në Selanik të Greqisë, pasi akuzohen për transport dhe shitje të lëndëve narkotike.

Policia greke bën me dije se dy bashkëpunëtorët u kapën mat në rrugën “Dhiavata” teksa po transportonin pakot me hashash (53 kg e 690 gram në total) nga njëri mjet te tjetri. Ata kishin paketuar dhe fshehur lëndën narkotike në bidona plastikë.

Mësohet se të arrestuarit janë Fatmir Alizoti 58 vjeç nga Elbasani dhe Oltion Ranxha 49 vjeç.

Roli i 58-vjeçarit ishte sigurimi i transportit të drogës nga Shqipëria në drejtim të Greqsië. Ndërkohë 49-vjeçari ishte përgjegjës për transportin e drogës brenda Greqisë, magazinimin dhe shitjen e lëndës narkotike.

Nga verifikimet rezulton se 58-vjeçari ishte  person në kërkim në Greqi, pasi ishte i dënuar me 5 vjet burg dhe 10 mijë euro gjobë për çështje droge.

Policia greke ka publikuar pamje nga makina ku shqiptarët kishin fshehur  drogën si edhe të bidonave plastikë ku ata kishin mundur të fusnin lëndën narkotike.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese