Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

52-vjeçari nga Saranda sfidon shtetin, ndërton pa leje në mes të aksionit për prishjen e ndërtimeve dhe arrestohet (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb

Një 52-vjeçar është arrestuar nga policia e Sarandës, pasi kryente ndërtime pa leje.

Në pranga ka rënë shtetasi Lefter Marku, 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

52-vjeçari u konstatua nga policia duke ndërtuar një objekt shtesë në truallin e tij, duke rënë ndesh me aksionin e IKMT-së, i cili ka filluar së fundmi prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë bregdetit shqiptar.

Njoftimi i plotë i policisë:

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në planin e veprimit të hartuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, për marrjen e masave me qëllim parandalimin, evidentimin dhe ndëshkimin e ndërtimeve pa leje, veçanërisht brenda vijës së verdhë në zonat urbane, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë gjatë kontrollit të territorit në Ksamil, kanë konstatuar se brenda vijës së verdhë po kryhej një ndërtim pa leje. Në vijim të veprimeve u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”, i shtetasit L. M., 52 vjeç, banues në Ksamil, Sarandë.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi u konstatua në lagjen Nr. 2, Ksamil, duke ndërtuar një objekt shtesë në një objekt ekzistues në truallin në pronësi të tij, i papajisur me leje ndërtimi nga autoritetet kompentente. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll