Tirana
clear sky
10.5 ° C
10.5 °
10.5 °
93 %
2.1kmh
0 %
Die
30 °
Hën
31 °
Mar
29 °
Mër
28 °
Enj
24 °
E diel, 26 Shtator, 2021
spot_img

52 kg kanabis në makinë, arrestohen dy persona në Lezhë, një në kërkim

spot_img

Lajme të ngjashëm

9a38752c1df5353ad93755d518079bd2

Policia e Lezhës në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP, ka finalizuar operacionin ‘Tranzit’.

 

Mësohet se janë sekuestruar 52 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Policia ka bërë ndalimin e shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në makinën ku u sekuestrua lënda narkotike, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Njoftimi i policisë:

Goditet një tjetër tentativë për trafikim të lëndëve narkotike.

Finalizohet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, operacioni policor “Tranzit”.

Sekuestrohen 52 kg lëndë narkotike cannabis sativa.

Vihen në pranga dy persona dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Në zbatim të planit të masave për shtimin e kontrolleve në të gjithë territorin e qarkut Lezhë, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, si dhe mbi bazën e informacionit të siguruar në rrugë operative se në një automjet po transportohej lëndë narkotike nga Tirana në drejtim të Shkodrës, me qëllim trafikimin nëpërmjet kufirit jeshil drejt malit të Zi, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP Lezhë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Lezhë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Tranzit”, ku në afërsi të një karburanti në fshatin Tresh, Lezhë, u gjet dhe bllokua mjeti tip “Benz”.

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, në sendiljen e pasme dhe në bagazh 52 kg lëndë narkotike, e dyshuar cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore, rezultoi se mjeti tip “Benz” që transportonte lëndën narkotike ishte në pronësi të shtetasit A. K. dhe paraprihej nga një mjet tjetër, me qëllim vënien në dijeni në rast konstatimi të punonjësve të Policisë.

Në vijim të veprimeve, Policia ka bërë ndalimin e shtetasit I. R., 26 vjeç dhe E. B., 33 vjeç, banues në Shkodër, të cilët ndodheshin në mjetin paraprijës, si dhe shpalljen në kërkim të shtetasit A. K., 29 vjeç, banues në Shkodër dhe vijon puna për kapjen e tij. Ky shtetas, kur ka kontatuar që shërbimet e Policisë kanë bllokuar automjetin që i paraprinte, ka mbyllur automjetin në afërsi të një karburanti dhe është larguar me shpejtësi.

Policia, nën drejtim e Prokurorisë dhe në bashkëpunim me DVP Tiranë e Shkodër po punon për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë rast të tentativës për trafikim të lëndëve narkotike.

Materialet iu referuan prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Më shumë

spot_img