Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

51-vjeçari ra në kanal dhe vdiq, policia arreston pas një viti personin me të cilin debatoi

Shkruar nga Newsbomb

Policia e Kurbinit ka zbardhur një ngjarje të ndodhur një vit më parë, ku një 51-vjeçar u gjet në një kanal.

Më 18 gusht të 2022, në Kurbin është gjetur nga familjarët në një kanal Ylli Tafili,i cili pak orë më pas ndërroi jetë në spital.

Në lidhje me ngjarjen në pranga ka rënë shtetasi I. L. 59 vjeç, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Tafili, ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Njoftimi i policisë së Kurbinit:

Kurbin / Zbardhet ngjarja e ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin ku në një kanal afër banesës së tij, është gjetur nga familjarët, shtetasi Y. T. i cili disa orë më pas ka humbur jetën në spital.

Vihet në pranga një 59-vjeçar, pasi nga hetimet e thelluara ka rezultuar se, pas një konflikti të çastit me shtetasin Y. T., ky i fundit ka rënë në kanal ndërsa i ndaluari është larguar menjëherë pa i dhënë ndihmë mjekësore.

Si rezultat i veprimeve hetimore të thelluara të kryera nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kurbin, nën drejtimin e Prokurorisë së Kurbinit, u bë e mundur zbardhja dhe dokumentimi i ngjarjes së ndodhur më datë 18.08.2022, në Kurbin, ku në një kanal afër banesës së tij, nga familjarët e tij, është gjetur me shenja jete shtetasi Y. T. 51 vjeç, i cili pas dërgimit në spital ka humbur jetën.

Bazuar në prova, u bë ndalimi i shtetasit I. L. 59 vjeç, banues në fshatin Shullaz, Kurbin, i shpallur në kërkim gjatë hetimeve. Ndaj tij, Gjykata e Kurbinit ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia”.

Nga hetimet ka rezultuar se, shtetasit Y. T. dhe I.L. ishin konfliktuar verbalisht me njëri – tjetrin, ku si pasojë e atij konflikti shtetasi Y. T. ka rënë në kanal, ndërsa shtetasi I.L., është larguar menjëherë, pa i dhënë ndihmë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese