Hapësire reklamuese

Bota

51 të vdekur si pasojë e zjarreve, Kili shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Shkruar nga Newsbomb
51 të vdekur si pasojë e zjarreve, Kili shpall gjendjen e

Situata e zjarreve në Kili ka dalë jashtë kontrollit. Vatra zjarri kanë përfshirë një pjesë të Kilit qëndror ku për pasojë kanë mbetur të vdekur të paktën 51 njerëz.

Për këtë arsye dhe për shkak të pasojave që do të ketë nga zjarret, Presidenti kilian, Gabriel Boric ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Në një deklaratë për mediat presidenti i Kilit paralajëmroi se numri i të vdekurve nga zjarret mund të rritet.

Zyrtarët kilianë deklaruan se së paku 1.100 shtëpi janë shkatërruar nga zjarret. Zjarrfikëset po hasin vështirësi të futen në lagjet më të rrezikuara pasi vatrat e zjarrit janë përhapur në katër lagje në rajonin Valparaiso.

Tre strehimore, 19 helikopterë dhe më shumë se 450 zjarrfikës u angazhuan për të ndihmuar në shuarjen e zjarrit në Valparaisos.

Fenomeni natyror i klimës, El Ninjo ka shkaktuar thatësira dhe temperatura më të nxehta se zakonisht përgjatë pjesës perëndimore të Amerikës Jugore këtë vit, duke e rritur rrezikun për zjarre pyjore. Në të gjithë vendin ka pasur të paktën 158 zjarre që nga mbrëmja e së premtes të cilat janë shkaktuar nga temperaturat e larta dhe erërat e forta.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese