Hapësire reklamuese

Aktualitet

51 njerëz nën dhe’/ 1 muaj pas tërmetit shkatërrimtar, s’ka festë për të prekurit, mijëra shtëpi të shembura, njerëzit dergjen nëpër çadra mes të ftohtit (BILANCI)

Shkruar nga Newsbomb
Nga termeti i 26 nentorit

Sot mbushet një muaj nga tërmeti shkatërrimtar i 26 nëntorit, që zgjoi mes panikut e territ, mijëra qytetarë.

Në Durrës dhe rrethinat e tij, teksa po gdhihej 26 nëntori në orën 03:54, një tërmet me magnitudë 6.4 ballë të shkallës Rihter, i cili ka zgjatur rreth 30 sekonda tronditi mbarë Shqipërinë.

51 njerëz nuk ia dolën t’i mbijetonin tragjedisë së shkaktuar nga natyra por edhe nga dora barbare, babëzia dhe korrupsioni i njeriut.

51 jetë u këputën në mes, mijëra shtëpi u shembën, mijëra u dëmtuan rëndë ndërsa edhe sot, qindra njerëz dergjen nëpër çadra teksa temperaturat në këtë fund dhjetori sa vjen e ulen.

Ata ankohen se nuk kanë marrë më asnjë mbështetje nga shteti por nga shoqatat e veçanërisht nga Kisha.

VIKTIMAT

Durrës, familja Lala nuk do mund të festojë Vitin e Ri. 8 anëtarë të familjes Lala gjetën vdekjen në Vilën katërkatëshe të ish-Kënetës në Durrës.

  1. Amelia Lala 8 vjeç - Vila në Kënetë
  2. Sahadete Lala 79 vjeç - Vila tek Këneta (Gjyshja dhe mbesa)
  3. Griselda Lala- 22-vjeç - Vila tek Këneta
  4. Marjeta Lala 31 vjeç
  5. Emilio Lala
  6. Enis Lala 2 vjeç
  7. Dionisa Lala 2 vjeç -binjakë (Nëna dhe tre fëmijët) në Vilën në Kënetë
  8. Ilir Lala, 52 vjeç, i fundit qe u nxorr nga vila 4 kateshe ne kenete. I vetmi i mbijetuar ishte Ramë Lala, 17 vjeç

Në pallatin 6 katësh te Kryqi i Kuq, humbën jetën nënë e bijë në mënyrë tragjike

  1. Diena Karanxha (Meçja) 30 vjeç
  2. Esiela Karanxha 8 vjeç (vajza e Dienës)

11-Roza Meçja - 59 vjeç (nëna e Dienës)

Kavalishencën e Durrësit, humbi jetën komisari

  1. Bajram Hajdarmataj 54 vjeç dhe
  2. Sadik Qato 85 vjeç

Nga Hotel Tropikal nuk mundën të dilnin gjallë as dy vëllezërit nga Kosova:

  1. Isa Abazi 32 vjeç
  2. Shemsedin Abazi 36 vjeç
  1. Flatar Zenelaj 64 vjeç

Në hotel ‘Mira Mare’ mbetën të vdekur edhe

  1. Eviola Broshka 28 vjeç - balerinë
  2. Sotiraq Misha 41 vjeç , barist

Tërmeti, mori dhe jetën e nuses së ardhshme të Greg Ramës, djalit të kryeministrit Rama.

  1. Kristi Reçi - 25 vjeçe Studente e Mjekësisë

Edhe familja e saj, pati të njëjtin fat

  1. Eduart Reçi - 54 vjeç, babai i Kristit
  2. Dolora Reçi - 49 vjeç, nëna e Kristit
  3. Klaus Reçi - 21 vjeç vëllai i Kristit

Të vdekur dolën nga Pallati “2 Gjelat” në Durrës edhe:

  1. Nafije Rexhepi 74 vjeçe
  2. Xhulieta Gjonaj

Thumanë, u rëndua bilanci tragjik. Viktima mbetën gjyshe e mbesë:

  1. Ariela Lala 4 vjeç (mbesa)
  2. Selvie Lala 75 vjeç (gjyshja)
  3. Bukurie Leka 70 vjeç

Gjithashtu humbën jetën:

  1. Hasan Albert Cara 18 vjec
  2. Almir Albert Cara 29 vjec
  3. Erisa Albert Cara 25-vjeçe (motër e vëllezër) 25 vjeçe
  4. Fatmira Cara (nëna e tyre) 44 vjeç
  5. Stela Cara (e fejuara e Almir Carës) 25 vjeç
  6. Anthi Cara - 72 vjeç
  7. Sadajana Cara - mbesa e Anthit, 21 vjeçe
  1. Pëllumb Greku 57 vjeç
  2. Çelike Greku 57 vjeç
  3. Saimir Greku 31 vjeç (babai, nëna dhe djali)
  1. Sardi Çuka 18 vjeç
  2. Fatmira Çuka 44 vjeç (nënë e bir)
  1. Hajrie Vata 65 vjeç
  2. Rolejt Vata 7 vjeç (gjyshja dhe nipi)
  1. Hajredin Çupi 66 vjeç
  2. Lutfie Çupi 55 vjeç
  3. Klement Çupi (Klevis) 34 vjeç (babai, nëna dhe djali) 
  1. Kastriot Cakoni 46 vjeç
  2. Drita Cakoni 15 vjeç (Babë e bijë)
  1. Aderina Kabili 21 vjeçe 
  1. Suada Hysa 18-vjeç

Lezhë

  1. Kristjan Preçi 26 vjeç , sapo kishte dalë nga burgu. U lëndua  nga tërmeti dhe makina që po e çonte në spital doli nga rruga

Kurbin

50.Ersid Hoxholli 32 vjeç u hodh nga ballkoni gjatë tërmetit

Tiranë, ndërroi jetë në spitalin e Traumës:

  1. Xhesika Biqiku 20 vjeç, teksa një tullë nga pallati në Kombinat i ra në kokë

DËMET MATERIALE

Dëme të panumërta materiale, njerëz që humbën shtëpitë, një strehë, gjithçka që kishin...

Në qarqet Durrës, Tiranë, Lezhë, Kukës dhe Dibër kanë dalë këto shifra:

Shtëpi të shembura: 1183 (Durrës 1050, Tiranë 131, Dibër 2)

Shtëpi të dëmtuara rëndë: 5514 (Durrës 3838, Tiranë 1311, Lezhë 168, Kukës 150, Dibër 13, Elbasan 34)

Shtëpi të dëmtuara lehtë: 3569 (Tirana 3248, Dibër 73, Elbasan 248)

Pallate të dëmtuara rëndë: 558 (Durrës 35, Tiranë 461, Lezhë 56, Kukës 4, Dibër 1, Elbasan 1)

Pallate të dëmtuara lehtë: 337 (Tiranë 330, Elbasan 7)

Pallate të pabanueshme: 20 (Tiranë)

Shkolla të dëmtuara: 28 (Tirana 11, Lezha 5, Kukës 3, Elbasan 9).

Kabina elektrike të dëmtuara: 15 (Tiranë).

Biznese të dëmtuara: 146 (Tiranë).

Qendra shëndetësore: 2 (Tiranë 1, Kukës 1).

9 objekte në qytetin e Thumanës, dhe;

14 objekte në Bashkinë Durrës.

1 objekt 3-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës;

1 objekt 5-katësh në Shkozet, Autostradë, Durrës.

PROKURORIA: JETET E HUMBURA, SHKAK I NDERTIMEVE JASHTE STANDARTEVE 

Nga veprimet e para  hetimore të kryera, dyshohet se dëmtimet e këtyre godinave (objekteve) dhe pasojat në jetët e njerëzve  kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes së ndërtimeve pa respektuar rregullat, normat dhe standardet në fushën e ndërtimit.

Po kështu ka dyshime se këto pasoja, kanë ardhur edhe si shkak i kryerjes apo moskryerjes së detyrës nga inxhinierët projektues, zbatues, mbikëqyrës dhe kolaudator të këtyre ndërtimeve, si dhe nga veprimet e kryera në kundërshtim me ligjin nga nëpunësit shtetërorë dhe publik të ngarkuar me kontrollin dhe mbikëqyrjen e këtyre ndërtimeve.

AKSIONI I POLICISE, PRANGA 9 PERGJEGJESVE- MES TYRE ZYRTARE, PRONARE, NDERTUES, SPECIALISTE E HARTUES PROJEKTESH

 1-Arben Isaku, 42 vjeç, me detyrë ish-drejtor i ALUIZNI-it Durrës, i dyshuar si autor i veprës penale "Shpërdorimi i detyrës”.

2-Klajdi Lame, 32 vjeç, në cilësinë e inspektorit të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

3-Albrend Qetka, 35 vjeç, në cilësinë e specialistit të verifikimit në terren pranë ALUIZNI-it, Durrës, në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

4-Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja  me dashje”.

5-Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

6-Rruzhdi Xheka, 79 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal në objektin “Hotel Mira Mare”, ku humbën jetën 2 shtetas, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera cilësuese”.

7-Avdulla Osmani, 61 vjeç, në cilësinë e ndërtuesit informal të legalizuar më vonë në menyrë të paligjshme të objektit “Hotel Tropikal”, ku humbën jetën 2 shtetas kosovarë, i dyshuar si autor i veprës penale “Vrasja në rrethana të tjera  cilësuese”.

8-Defrim Celami, 44 vjeç, në cilësinë e specialistit që ka përpiluar aktin e ekspertimit teknik në objektin pallat 6- katësh, i cili ndodhet në lagjen Nr. 6, rruga “Shoqëria Bashkimi”, ku humbën jetën dy shtetase, i dyshuar si autor i veprës  penale  “Shpërdorimi i detyrës.

9- Nevjana Isufi, 45 vjeçe, e cila me studion e saj private hartonte projekte fiktive, e dyshaur si autore e veprave penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.

SOT, 1 muaj pas tërmetit  Zv.ministrja e Brendshme Rovena Voda bën bilancin:

Zv/ministrja e Brendshme, Rovena Voda, sot tha në studion e Abc News se aktualisht janë 6 mijë banorë të fshatrave që jetojnë në çadra, ndërsa 4 mijë banorë të pastrehë që do duhet të dalin nga hotelet në fund të janarit.

Shembjet dhe inspektimet sipas Vodës:

Janë aktualisht 59 inxhinerë shqiptarë në terren vetëm në Durrës, po kështu dy ekipe të huaja, çeke dhe franceze që ndodhen në terren. Vlerësimi i objekteve është bërë sipas një modeli (formulari) standard të BE dhe BB. Pjesa më e madhe e godinave të dëmtuara rëndë dhe shumë rëndë janë inspektuar në Durrës. Janë kryer 24 mijë inspektime në Durrës, prej 42 mijë banesash që janë në total. Për këto inspektime jemi bazuar në kërkesat e vetë qytetareve dhe të njësive administrative.

Sa i përket shembjeve deri më tani janë shembur 30 objekte vetem në Durrës dhe janë në listë për tu shembur 90 objekte të tjera, kryesisht 1-3 kate.

Në formularin e ri, objektet e kategorizuara DS4 do të thotë se ka dëme mesatare dhe tepër të rënda, por objekti mund të ruhet. Pra objektet DS4 do të rikonstruktohen në bazë të një projekti të mirëfilltë dhe nga inxhinierë të licensuar. Klasifikimi DS5 do të thotë se objekti është për shembje.

Sa i përket, rimbursimit, zv/ministrja  tha se “kjo fazë do kërkojë kohë, sepse është pjesë e planit të rindërtimit dhe për këtë do të presim edhe konferecen e donatorëve”.

Bonusi i Qirasë

Voda:  Ata që dalin nga hotelet duket të shkojnë në bashki të aplikojnë për bonusin e qirasë.

Bonusi është 200 mijë (të vjetra), pjesën tjeter mund ta plotësojnë duke vendosur para vetë nga xhepi.

Nëse më parë një nga dokumentat që duhet të dorëzonin në bashki ishte kontrata e qirasë, ka 5 ditë që ky kriter është hequr. Njerëzit mund të marrim shtëpi me qira ku të kenë dëshirë dhe mund të akomodohen ku të kenë dëshirë dhe do u kërkohet vetëm akt-konstatimi se banesa është e dëmtuar rëndë, karta e identitetit dhe gjendja familajre.

Janë dhënë 50 milionë lek (të reja) për bonus qiraje në qytetin e Durrësit. Ky fond është deri më datën 31 janar. Më pas do të jepen fonde të tjera për bonus qiraje. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll