Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

500 milionë lekë në tubin e sobës, Alda Klosit dhe pastrueses do i ulet dënimi

Shkruar nga Newsbomb
500 milionë lekë në tubin e sobës, Alda Klosit dhe

Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e Alda Klosit, Havier dhe Rozeta Dobit për gjykim të shkurtuar. Më datën 19 mars pritet që Prokuroria e Tiranës të mbyllë hetimet dhe të japë pretencën përfundimtare.

Ish-zyrtarja Alda Klosi, akuzohet për “pastrim parash” dhe “deklarim të rremë të pasurisë”, ndërsa Rozeta Dobi bashkë me të birin Havier për akuzat e vjedhjes me pasoja të rënda kryer në bashkëpunim.

Kujtojmë se ish-zyrtarja e ministrisë së Financave ka kërkuar më herët lirimin nga qelia dhe caktimin e masës “arrest shtëpie”, me argumentin se ka probleme shëndetësore dhe se ka fëmijët në kujdestari. Ajo ka deklaruar se është e gatshme që t’u përgjigjet hetimeve.

Klosi po mbahet në paraburgim për akuzat e pastrimit të parave, fshehjes së pasurisë dhe deklarimit të rremë para oficerit gjyqësor, pasi pastruesja që punonte në shtëpinë e saj, Rozeta Dobi, rezultoi se kishte vjedhur një shumë të madhe parash në shtëpinë e saj, që në total shkon në rreth 500 milionë lekë.

Më herët pastruesja Rozeta Dobi rrëfeu para hetuesve të Prokurorisë së Tiranës “skenarin” që ajo së bashku me punëdhënësen e saj, Klosin, kishin “kurdisur” për të fajësuar ish-bashkëshortin e kësaj të fundit.

Nga dëshmia u bë me dije se ka qenë një plan i organizuar nga Dobi dhe Klosi për të futur në burg ish-bashkëshortin e ish-zyrtares, Altin Klosin.

“Ditët e fundit të muajtit Dhjetor 2022, datë e saktë nuk më kujtohet, Alda ka bërë një bisedë me mua, dhe më ka kërkuar që unë ti mbaja në banesën time të gjithë shumën që është sekuestruar nga policia, pasi ajo kishte frikë nga ish -bashkeshorti, i cili e kërcënonte. Duke qenë se kisha vite që punoja në banesën e saj, pranova këtë fakt. Ajo më kishte treguar se eurot, dollarët gjendeshin në kasafortën brenda dollapit të rrobave. Kam marrë kasafortën, e kam futur në një çantë, kam zbritur poshtë, kam hipur në makinë me djalin dhe i kam çuar në banesën time, në “Unazë të Re”.

Fillimisht kasafortën me gjithë euro, dollarë e kam futur në dollapin tim të rrobave. Lidhur me shumën që ka pasur kjo kasafortë nuk kam patur dijeni, pasi nuk i kam numëruar ndonjeherë. Pas një dite, kam menduar se ku t’i sistemoja në banesë, pjesën më të madhe i kam futur lart në tubin e aspiratorit të kuzhinës, ndërsa një pjesë tjetër, e kam vendosur në sirtarin tim në dhomën e gjumit, për t’i sistemuar edhe ato më vonë. Deklaroj se këto veprime i kam kryer e vetme…”, ka thënë më herët Rozeta Dobi.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese