Hapësire reklamuese

Bota

500 milion euro dëm, shkrumbohet nga flakët jahti luksoz

Shkruar nga Newsbomb

Një jaht luksoz me emrin “Sassi” është djegur si pasojë e një zjarri që shpërtheu në portin e Lyrssen-it në Gjermani.

Bëhet me dije  se bashkë me jahtin u dogj edhe një barkë lundruese.

Sipas mediave vendase për shuarjen e zjarrit u mobilizuan 160 zjarrëfikës.

Fatmirësisht si pasojë e flakëve, nuk pati viktima apo të lënduar.

Mësohet se dëmi i shkaktuar nga zjarri  llogaritet rreth 500 milion euro. Jahti luksos me gjatësi 220m dhe gjerësi 45m, pritej të largohej të hënën nga porti.

Ndërkohë autoritetet gjermane, kanë nisur punën për të zbuluar shkaqet e zjarrit.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese