Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Showbiz

50 zakone që të bëjnë të jetosh më gjatë, në krye, ushqimi i mirë dhe të bërit seks (NGA USHQIMET TE AKTIVITETI)

Shkruar nga Newsbomb
50 zakone që të bëjnë të jetosh më gjatë,

1. Të hahen proteina vegjetale

Një studim i fundit i Universitetit të Harvardit i publikuar në Jama ka zbuluar se personat që ndjekin një dietë të pasur me mish të transformuar si salcice dhe hot dog, janë një rrisk më të madh vdekshmërie. Studimi vlerëson se cdo rritje me 3% e kalorive që vijnë nga proteinat bimore, reduktojnë vdekjen me 10 përqind.

2. Bëj seks

Edhe pse duke u plakur mund të kesh pengesa, të vazhdosh aktivitetin seksual mund të të ndihmojë në jetëgjatësi. Sipas studimeve të ndryshme personat që mbeten seksualisht aktiv ndërkohë që plaken, kanë tendencë të jetojnë më gjatë. Studimet kanë treguar se një orgasmë në ditë, lufton me 20% rriskun e kancerit në prostatë.

3. Mos pi cigare

Të pirit duhan bën keq, madje shumë keq. Të ndalosh duhanin është zgjedhja me e mirë që mund të bëjë dikush. Cigarja krijon problem të shumta me shëndetin, rrit shumë rrezikshmërinë e sëmundjeve dhe mbi të gjitha të tumoreve. Për të mos folur për aspektin fizik. Nuk duhet harruar që edhe konsumimi pasiv i duhanit është i dëmshëm për shëndetin.

4. Flini mirë

Jetët tona janë bërë gjithmonë e më shumë të angazhuara dhe për të bërë gjithcka, duhet një gjumë i mirë. Por nëse do të jetosh gjatë, duhet të pushosh mirë dhe të mbrosh sistemin imunitar për të ndaluar Alzheimer. Të rriturit duhet të flenë të paktën 7-8 orë në natë. Të flesh pak shkakton shumë problem si obeziteti, sëmundjet kariake dhe depression. Të flesh mirë, ndër të tjera de-intosikon trurin.

5. Merr rreze dielli, por jo shumë

Vitamina e diellit, pra vitamin D, është fondamentale për forcën muskulore, përmirëson mbrojtjen imunitare dhe shëndetin e atyre që vuajnë me depression. Në jetën tonë moderne, megjiahtë bëjmë një jetë të reduktuar nga shtepia në zyrë. Duhet të dimë që duke qëndruar gjysëm ore në ditë në hapësirë, në gjithë stinët, me kokën, krahët e këmbët e zbuluara na jep një nivel të mjaftueshëm hormonesh të duhura.

6. Pini kafe

Për të dashuruarit e kafesë në gjithë botën u jep kënaqësi të mësojnë se një kafe në ditë dhuron të mira për shëndetin dhe mund të zgjasë jetën. Kafja mund të luftojë diabetin e tipit 2, demencën dhe sëmundjet kardiake. Të mirat vijnë edhe nga dekafeinato.

7. Hani arra

Në pamje të parë mund të duken jo të shëndetëshme, por arra dhe frutat e thata në përgjithësi, janë të nevojshme për shëndetin, dhe sidmos për zemrën. Një studim i Universitetit të Harvardit që zgjati 30 vite ka nxjerrë në pah se ata që konsumojnë arra, kanë vdekshmërinë 20 përqind më të ulët sesa ata që nuk hanë arra.

8. Konsumoni shafran

Një studim në Kinë që është publikuar në British Medical Journal sugjeron që të mos mungojë piperi, shafrani apo kanella. Ndër të tjera, këto I bëjnë pjatat më të pëlqyeshme. Deri më sot, më shumë se 8 mijë artikuj shekcnor kanë pasur si object shafranin. Nuk është ingredient i mrekullisë, nuk mund të hahet sic është, por është një substancë që absorbohet kollaj nga trupi.

9. Vrapo

Aktiviteti aerobic si dhe vrapi është fundamental për të mbajtur zemrën në shëndet të plotë dhe të përmirësohet qarkullimi i gjakut. Një studim i fundit ka treguar se një orë vrap në ditë rrit 3 vite jetë dhe redukton me 40 përqind vdekjen e parakohshme. Natyrisht, personat që vrapojnë janë më të shëndetshëm, ushtrimet sjellin shumë të mira. Pë rata që kanë problem vrapin, ecja e shpejtë ka ndikim të madh në shëndet.

10. Të mbash trurin aktiv

Edhe truri ka nevojë që të jetë aktiv dhe i qartë ndaj duhet mësuar për të larguar sëmundje si demenza apo Alxheimer. Shumë studime tregojnë që të stimulosh trurin është e lidhur me funksionet e jetëgjatësisë. Si bëhet? Mund të argëtohesh me puzzle, fjalë të kryqëzuara apo aktivitet praktik që kërkohet përqëndrim. Tek të vjetrit, të lexuarit e mban trurin të gjallë.

11. Pi alkool në mënyrë të moderuar

Të pish shumë, rrezikon shëndetin. Por të pish në mënyrë të moderuar, në vecanti verë të kuqe (jo më shumë se 1 gotë për femrat dhe dy për meshkujt në ditë) redukton rriskun e vdekjes nga sëmundje kardiovaskulare. Porn ë këtë fushë ka ende shumë për të studiuar.

12. Hani spec pikant djegës

Speci i kuq mund të bëjë mirë për zemrën. Konsumimi të paktën njëherë në muaj është i lidhur me reduktimin me 13% të vdekjes së përgjithshme dhe në mënyrë të vecantë me sëmundjet e zemrës. Merita është edhe e capsaicina, komponentit kryesor që është i aftë të favorizojë edhe humbjen e peshës.

13. mos u stresoni

Impakti i stresit kronik në shëndetin e përgjithshëm është i dukshëm, dhe të kërkosh ta reduktosh, redukton edhe sëmundje të ndryshme. Stresi rrit rriskun e infarkteve.

14. Ngrini pesha

Edhe pse në përgjithësi mendohet se ushtrimet aerobike mund të jenë gjithcka duhet për të mbajtur fizikisht trupin në formë, duke shtuar edhe ngritje peshash gjatë fitnesit mund të ndihmojë në të jetuarin më gjatë, sipas një studimi të Harvard Medical. Një tjetër studim ka nxjerrë se të rriturit që kanë pasur aktivitet me ngritje peshash dy herë në javë kishin më pak rrisk vdekjeje.

15. Hani fruta dhe jeshilleqe

Nëse do të jetosh gjatë, ha fruta dhe jeshillëqe. Jemi mësuar të dëgjojmë të flitet për pesë vaktet por një studim i fundit nga Imperial College di Londra tregon që 10 vakte me fruta dhe verdure në ditë (800 gramë) arrijnë të parandalojnë 7.8 milionë vdekje të parakoshme në botë.

16. Jini bujar dhe mbështesni të tjerët

Të qëndrosh në kontakt me persona të tjerë është stimuluese dhe mund të ndihmojë shëndetin. Pra të përqëndrohesh jo shumë tek vetja por te të tjerët. Një studim tek të vjetrit ka evidentuar se ata që janë kujdesur për të tjerët kanë jetuar më gjatë.

17. Hani peshk

Të hash peshk si salmoni apo tonni i freskët apo sardele që kanë omega 3, mund të shtojnë jetën. Një studim i Harvardit tregon që personat me nivel më të lartë të acideve të yndyrshme të shëndetshme që ekzistojnë te peshku kanë 27% më pak probalitet të vdesin dhe një rrisk inferior me 35% të sëmundjeve kardiake.

18. Qendroni të rinj

Vjetërsohesh vetëm nëse ndihesh i tillë. Të ndihesh i ri mund të të ndihmojë që të jetosh më gjatë. Një studim i University College di Londra ka zbuluar se personat që ndihen tre vjet më të rinj kanë vdekshmëri më të ulët nga ata që ndjejnë vitet e jetës apo që ndihen më të vjetër. Një shpjegim mund të jetë se sjellja jonë karshi moshës influencon në mënyrën e të jetuarit shëndetshëm. Nëse ndihem i vjetër ndaloj aktivitetin fizik apo filloj ha keq: se më mbetet shumë pak për të jetuar…

19. Mos qëndro i ulur gjithë ditën

Edhe pse nuk bën ushtrime në mënyrë sistematike, cdo lëvizje gjatë ditës mund të të ndihmojë të jetosh më gjatë. Të qëndrosh i palëvizur gjithë ditën mund të sjellë një seri shqetësimesh. Ngadalëson metabolizmin dhe digjen më pak kalori. Shtohet niveli i sheqerërave apo kolesterolit në gjak.

20. Ha manaferra të egra, boronica

Manaferrat janë të njohura si frutat më të mira antioksidantë. Efektet protective shkojnë në contrast me gjithë sëmundjet e tjera. Parandalojnë tumoret dhe ndihmojnë në sëmundjet kardiovaskulare dhe reduktojnë rrisqet për sëmundje metabolike.

21. Ruaj miqësitë

Miqësia bën mirë në cdo moshë. Të mbash të gjalla marrëdhëniet sociale është e lidhur me emocionet positive dhe sjell shumë të mira për shëndetin. Kur mosha avancon dhe ke vështirësi të dalësh jashtë, energjia nuk është si më parë. Me izolimin rritet depresioni, por edhe shqetëisme fizike.

22. Bëj fëmijë

Të jesh prind të rrit jetën, edhe pse torturohesh se bebja nuk fle, apo se djali adoleshent nuk kthehet në shtëpi dhe e ka telefonin mbyllur. Reflekset positive shihen kur avancon mosha. Në moshën 60 vjec ka diferencë me ata që kanë fëmijë dhe ata që nuk kanë, deri në dy vite jetë më shumë për prindërit. E thotë një studim suedez publikuar në 2017.

23. Bëni Stretching

Të bësh stretching redukton rriskun e artritit dhe është shumë e mirë edhe për të parandaluar të rënit. Një në katër persona në moshën 65 vjec është viktimë e një të rëne të rëndë cdo vit.

24. Kini një objektiv

Të kesh një qëllim për të jetuar, të bën të jetosh më gjatë. Një studim ka zbuluar se në 9000 persona mbi 65 vjec, ata që kishin një objektiv të fortë kishin më pak probabilitet të vdisnin në tetë vitet në vazhdim krahasuar me ata që nuk kishin objektiv apo kishin objektiva të ulët.

25. Mendo pozitivisht

Të jesh optimist në përgjithësi rrit zgjatjen e jetës. Një vision pozitiv i ekzistencën ndihmon të jetosh më mirë dhe të përballosh situate negative me shumë lehtësi. Optimistët kanë nivel të ulët glukozi dhe kolesteroli në gjak, janë më aktivë fizikisht, dhe kanë mundësi të pakta të jenë duhanpirës.

26. Bëj ecje

Nëse nuk vrapon dot, të ecësh gjysëm ore në ditë por shpejt të bën shumë mirë. Një shëtitje në ditë duhet të jetë një rregull, sepse është një strategji për të parandaluar shumë sëmundje. Të ecësh shpejt ndihmon dhe ata që janë me bronshit apo kanë problem kardiake.

27. Bëj punë vulletare

Të bësh mirë, bën mirë. Aktiviteti bamirës dhe vullnetar rrit të mirën e përgjithshme, largon rriskun e depresionit, na bën më të lumtur edhe vetë dhe ndihmon në zgjatjen e jetës.

28. Kalo te drithërat integral

Drithërat integral janë celësi për të jetuar më gjatë. Një dietë e ekuilibruar me grurë, oriz, misër integral nuk duhet të mungojë për të reduktuar vdekshmërinë sidomos për sëmundjet kardiovaskulare. Ky lloj ushqimi nuk lejon tumoret në kolonën vertebrale.

29. Kujdesu për dhëmbët

Të kujdesesh për dhëmbët, ti lash tre herë në ditë pas ushqimit dhe ti kontrollosh në mnëyrë periodike ndikon në shëndetin e përgjithshëm. Disa studime kanë treguar një lidhje ndërmjet sëmundjeve orale me vdekshmërinë.

30. Evitoni pijet me sheqer

Eshtë e sigurt që pijet me sheqer nuk e zgjasin jetën, përkundrazi, konsumimi I tyre sipas një studimi të Harvard rrit mundësinë e sindromave metabolike dhe diabetit të tipit të 2. Kur njerëzit I pinë, ka një rritje të shpejtë të sasisë së triglicerinës që qarkullon në gjak. Kjo sjell reduktim të kolesterolit Hdl, që konsiderohet I tipit të mirë.

31. Martohu (ose bashkëjeto)

Martesa të zgjat jetën, të paktën kur jeni të lumtur nëmartesë. Sipas një studimi të Duke University, të mos kesh partner fiks në mes të moshës është e lidhur me njr rrisk madhor të vdekjes së parakoshme. Kur një burrë bëhet i ve, pritshmëria për jetën bie në mënyrë drastike. Ndër të tjera stili i jetës single është më pak i shëndetshëm për shkak të stresit të mungesës së një pike referimi.

32. Ruani peshën

Të jesh mbi peshë apo obez është e lidhur me shumë problem shëndeti. Kilet e tepërta sjellin sëmundje kardiovaskulae, diabet dhe rritje të rriskut për tumor. Dhe kjo ndikon te vdekshmëria. Ajo që te tremb sot është se të rinjtë bëjnë jetë sedentare: një studim për të rinjtë amerikanë ka nxjerrë se në moshën 19 vjec janë sikur të ishin 60.

33. Mbaj një kafshë shtëpiake

Studimet tregojnë se të integrohesh me kafshët redukton hormonin e stresit dhe rrit Ositocinën, duke refuktuar presionin e gjakut dhe rriskun kardiovaskular. Në mënyrë te vecantë një qen të inkurajon ushtrimin fizik. Duhet të jesh i dashur me kafshët.

34. Ndiq mënyrën të hash si japonezët

Japonezët, përvec konsumit të peshkut dhe jeshilliqeve, ndalojnë të ngrënit para se të ngopen, një traditë që quhet Hara Hachi Bu. Të hash në këtë mënyrë funksionon, duke qenë se japonezët kanë shpresë më të lartë për jetën në botë.

35. Qëndroni të hidratuar

Dhe trupi ynë është i përbërë nga uji në shumicën e vet kështu që ta mbash të hidratuar ndihmon organizmin tonë të jetë mirë dhe sa më gjatë. Uji ndihmon të gjithë organet tona të funksionojnë më mirë. Hidratimi e mban lëkurën po ashtu më të gjallë dhe më të re.

36. Merr pushime

Shkenca thotë se të programosh pushime është mënyrë për të jetuar më gjatë. Një studim mbi burrat në moshë mesatare me rrisk sëmundjesh kardiake evidenton se ata që bëjnë pushime cdo vit kanë më pak mundësi vdekjeje. Një tjetër studim, mbi gratë, ka nxjerrë të dhëna të ngjashme. Të organizosh pushime të ndihmon jo vetëm në reduktimin e strsit, por edhe në kënaqësinë e përgjithshme. Kush është më pak i stresuar ka sistem imunitar më të fortë.

37. Luaj tenis

Sekreti për një jetë të shëndetshme? Një raketë tenisi. Një studim mbi 80 mijë persona ka evudentuar që lojrat me raketë ulin rriskun e vdekshmërisë. Kërkuesit kanë analizuar 11 studime të ndryshme bërë nga 1994-2008 në Angli dhe Skoci duke ndjekur zakonet sportive të vullnetarëve për 9 vjet, (mosha mesatare 55 vjec). Doli që rrisku I vdekshmërisë është në 47% pë rata që praktikojnë sport me raketë. Ndihmojnë edhe Zumba dhe cdo tip fitnesi.

38. Merrni mjaftueshëm kalcium

kalciumet janë të rëndësishme për shëndetin dhe sidmos për kockat. Këto minerale ndihmojnë organizimin të rregullojë impulse nervoze, koagulacionin e gjakut apo sëmundje kardiake. Kalciumi nuk gjendet vetem te qumshti, por edhe në shumë jeshilleqe si dhe peshku.

39. Shif video me mace

Të bën të qeshësh por një studim i Universiytetit të Indianës mbi 7 mijë persona tregon se videot me mace përmirësojnë energjinë dhe pozitivitetin dhe reduktojnë ankthin. Në praktikë këto video kanë efekt të njëjtë me një terapi dhe mund ti shohin edhe ata që janë alergjikë ndaj maceve.

40. Qesh

Një e qeshur e mirë mund të jetë ilaci më i mirë. Për shkencëtaret në gjithë botën e qeshura të bën të jetosh më mirë dhe prezanton një botë më të aksesueshme. Një studim norvegjez mbi 53 mijë gra për 15 vite tregoi se ato që kishin sensin e humorit, kishin një rrisk vdekshmërie 48% më të ulët.

41. Plaku qetësisht

Studimet thonë se të plakesh me mirënjohe mund të të zgjasë jetën dhe shton mirëqenien. Duke u vjetëruar duke vlerësuar procesin natural që na takon të gjithëve, duke e pranuar qetësisht, përmirëson aspektet e jetës.

42. Ndiq dietë mesdhetare

Mbi dietën mesdhetarre ekzistojnë shumë studime që tregojnë se të mbron nga shumë sëmundje. Një e tillë, me mish, jeshilleqe, fruta, arra, vaj ulliri dhe verë të moderuar redukton rriskun e kancerit me 12 përqind dhe të diabetit me 83%, sipas një studimi të British Medical Journal.

43. Bëj babysitter për nipërit

Nëse ke fëmijë të ndihmon të jetosh më gjatë dhe të njëjtat benefite vijnë edhe duke bërë gjyshin. Një studim Australian thotë se të vjetrit që okupohen me nipërit kishin më shumë mundësi të ishin të gjallë pas 10 vitesh. Mes tyre, ata që nuk mbanin nipërit, vdisnin për pesë vite. Ndërkohë që të bësh gjyshin, të bën të jetosh në mënyrë më sociale.

44. Bëj kontrolle parandaluese

Askush nuk e pelqen të shkojë te mjeku, por gjithë check up të rekomanduar për shkak të moshës dhe për histori familjare duhet të behen. Kontrollet e regullta dhe echot mund të të rrisin jetën.

45. Jeto me natyrën

Mendoni se sa mirë ndiheni kur bëni një shëtitje në park apo në mes të një pylli. Kërkimet kanë treguar se të jetosh në natyrë të sjell të mira për shëndetin mendor kështu të ndihmon te jetosh më gjatë.

46. Agjëro me ndërprerje

Sipas studimeve të ndryshme shkencore një kufizim kalorish inteligjent mund të ndalojë proceset e plakjes dhe të ndihmojë sistemin imunitar. Por duhet të shkojë me fizikun dhe stilin e jetës.

47. Medito

Edhe shkenca po njeh të mirat pë shëndetin nga meditimi. Në një studim të Universitetit të Kalifornisë ka dalë se pjesmarrësit pas tre muajsh u është rritur me 30% një enzimë që ndihmon të mbrojë një cellule për plakjen.

48. Këndo

Të këndosh mund të të ndihmojë për të jetuar më gjatë. Një studim tek të sëmurët me tumor ka nxjerrë që kënga mund të ndihmojë funksionin imunitar. Një tjetër studim ka parë se frekuenca kardiake përmirësohet me frymëmarrje të forta tipike të këngëtarëve. Në fund të këndosh me të tjerët në kor ka një impakt pozitiv në jetën sociale.

49. Ha pak mish të kuq

Konsumi I mishit të kuq duhet të jetë 500 gramë në javë dhe konsumi i konservave 50 gramë në javë. Kështu ulet rrisku i tumoreve. Nuk janë të qarta shkaqet se pse mishi i kuq con në rritjen e tumoreve. Ka hipoteza se konsumi i mishit të kafshëve ndikon në krijimin e një formacioni të florës bakteriale që është e favorshme për tumoret.

50. Mbill lule

Nëse nuk jeton në natyrë atëherë mund të sjellësh jeshillëqet në shtëpi. Një studim tregon se disa pemë a lule në shtëpi. Të kesh kopshtin tënd është efikas për të luftuar vetminë dhe depresionin.

(Marre nga Corriere della Sera)

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll