Hapësire reklamuese

Aktualitet

50-vjeçari kryente mardhënje seksuale me të mitur, vritet nga shoku i tij: Vrava një pedofil

Shkruar nga Newsbomb

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kamzë ku një endacak 50-vjeçar është gjetur i vdekur në banesën e tij. Ai është vrarë nga shoku i tij 46-vjeçar pas një konflikti për veprat e viktimës më një vajzë të vogël 10-vjeçare.

Sipas gazetës “Shqip”, sherri midis dy shokëve ka filluar në një lokal ku ata kishin konsurmuar pije alkolike. 50-vjeçari Arben Kanina dhe 46-vjeçari Artan Marku kanë qenë bashkë dhe janë konfliktuar për shkak të veprave të viktimës me një vajzë të vogël. Marku i ka thënë viktimës: “Po lëre se ajo është e vogël, nuk të vjen turp?”. Dy shokët nuk janë përleshur në lokal, ndërsa pasi janë larguar që atje ka ndodhur krimi. Marku ka goditur Kaninën dhe më vonë e ka mbytur me duart e tij.

Mësohet se Marku u ka thënë policëve pas arrestimit tij: “Po është e vërtetë që Arbenin e vrava unë. E mbyta me duart e mia, pot a dini që kam vrarë një pedofil”. Marku ka lajmëruar në orën 03.00 të mëngjesit të zotin e shtëpisë (Kanina banonte me qera) pas krimit dhe ky i funditi ka lajmëruar policinë. Grupi hetimor dyshon nëse viktima ka abuzuar edhe me të mitur të tjerë (edhe djem), ndërkohë që banorët e zonës kanë shprehur se e kanë parë shumë herë 50-vjecarin të kryente veprime te tilla dhe të fuste vajza të vogla në dhomën e tij. 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll