Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

50% të vaksinuar në Durrës, në Vlorë studentët e pavaksinuar s’lejohen të futen në universitet, në Elbasan lejohen të gjithë

Shkruar nga Newsbomb
50% të vaksinuar në Durrës, në Vlorë studentët e

Sot ka nisur viti i ri Akademik 2021-2022  në vend, por këtë vit që studentët të marrin pjesë në auditor duhet të jenë të vaksinuar apo të paraqesin  një test negativ kundër Covid-19.

Bëhet me dije se me dhjetëra studentë në universitetin e Vlorës “Ismai Qemali” nuk janë lejuar që të futen në shkollë. Studentët nuk kanë zbatuar rregullat, ata nuk kanë qenë të vaksinuar dhe as nuk kanë paraqitur një test.

Ndërsa në shkollën “Aleksandër Moisiu”, ku ka rreth 20 mijë studentë, sipas informacioneve rreth 50% e tyre janë vaksinuar.

E kundërta po ndodh në universitetin “Aleksandër Xhuvani”, ku po lejohen që në auditor të futen të gjithë studentët, edhe ata të pavaksinuar apo pa test kundër Covid.

Në hyrje të universiteteve është një person nga pika e vaksinimit, i cili u kërkon certifikatën e vaksinimit, ose testin negativ PCR.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll