Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
2.1kmh
0 %
Die
36 °
Hën
38 °
Mar
40 °
Mër
42 °
Enj
34 °
E diel, 25 Korrik, 2021

“50 mijë të vaksinuar”, Manastirliu: Presim 60-80 mijë doza të AstraZeneca nga Covax (Ja kategoria që do marrë Sputnik V)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu kanë parë nga afër në Tiranë procesin e vaksinimit të pedagogëve.

Manastirliu është shprehur se vaksinim i pedagogëve ka nisur dje në Vlorë dhe Gjirokastër, ndërsa sot ka nisur në Tiranë dhe Elbasan.

Ajo është shprehur se me vaksinat Sputnik V do të vijojë vaskinimi i të moshuarve. Ndër të tjera ministrja është shprehur se deri tani janë vaksinuar 12 mijë arsimtarë ose rreth 30% e tyre.

“Me vaksinat që mbërritën dje të Sputnik V, do të vijojmë me vaksinimin e të moshuarve dhe do zgjerojmë fashën e të vaksinuara. Kemi 90 mijë doza vaksinash në total. Presim të na vijë në javët e para të prillit doza të tjera të Pfizer. Gjithashtu presim nga Covax edhe një sasi tjetër të AstraZeneca që kemi një të dhënë nga 60-80 mijë vaksina të AstraZeneca,”tha ajo ndër të tjera.

“Sot arrimë në 50 mijë të vaksinuar dhe në ditët në vijim do të rrisim vijimësisht numrin e vaksinimeve, falë edhe dozave plus që kem siguruar e do të sigurojmë në vazhdim,” thuhet në postimin e Ramës.

Më shumë

spot_img
spot_img