Tirana
light rain
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
65 %
2.1kmh
20 %
Enj
27 °
Pre
27 °
Sht
26 °
Die
25 °
Hën
28 °
E enjte, 8 Qershor, 2023

50 mijë lekë shtesë për pensionistët, Rama publikon vendimin e sapofirmosur: Është një tjetër masë lehtësuese, s’do jetë e fundit

Lajme të ngjashëm

Kryeministri Edi Rama pak minuta më parë ka ndarë dokumentin e sapofirmosur të qeverisë për t’i dhënë 50 mijë lekë shtesë pensionistëve.

Rama me anë të një postimi në rrjetet sociale teksa ndan këtë vendim shkruan se taksa e jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’u shpërndahet pensionistëve në prill.

Kreu i qeverisë ndër të tjera shkruan se kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, dhe se kjo nuk do të jetë e fundit.

Postimi i plotë i Ramës:

LAJM I MIRË

Kur thosha qysh vjet në vjeshtë se do të vendosim taksë të jashtëzakonshme për eksportuesit e mëdhenj të energjisë dhe do t’ua shpërndajmë pensionistëve në prill, ata që ju e dini kush janë bërtisnin, ky është tatimi i jashtëzakonshëm komunist🤮

E bëri BE-ja, e tha edhe këtu Ursula Von Der Leyen që po, kjo është diçka krejt e drejtë në këtë kohë krize dhe ata e mbyllën përkohësisht gojën🤫

Pastaj e hapën para ca kohësh prapë, duke u qarë hallin pensionistëve se i mashtroi Edi Rama dhe se s’do merrnin asgjë, po kur e dëgjuan që kjo do të ndodhte siç ishte premtuar, u hodhën përpjetë se po shkelej Kodi Zgjedhor! Krejt e pavërtetë edhe kjo e kodit, si zakonisht kur ata hapin gojën xhanëm🤷🏻‍♂️

Por ja ku prilli erdhi dhe taksa e jashtëzakonshme mbi fitimet e rëna nga qielli i luftës në arkën e eksportuesve të mëdhenj të energjisë, do të fillojë t‘u shpërndahet pensionistëve, si pjesa më e prekur nga pesha e luftës, po edhe më dinjitozja në qëndresën e saj përballë vështirësive të kohërave🙏

Kjo është një tjetër masë lehtësuese për ta pas Pakos së Madhe, po nuk është e fundit, sepse ne nuk bëjmë dot sa duam për më të moshuarit, por nuk do të lemë kurrë pa bërë gjithçka mundemi🫶❤️🇦🇱

*më poshtë vendimi i sapofirmosur i qeverisë

Më shumë