Tirana
overcast clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
61 %
3.1kmh
90 %
Mar
7 °
Mër
10 °
Enj
11 °
Pre
10 °
Sht
8 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

50 mijë lekë shpërblim për PENSIONISTËT/ deputeti i PD: Nuk blejnë dot as një gjel deti; Ironizon Braçe: E bëjmë 10 mijë lekë, gjysmë kofshe

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Pensionistët do të marrin 50 mijë lekë të vjetra shpërblim për festat e fundvitit!

Kështu është shprehur sot ministrja e Ekonomisë Delina Ibrahimaj. Ky shpërblim do të jetë pjesë e buxhetit dhe jo e fondit rezervë, që do të thotë se shpërblimi bëhet faktik dhe nuk mund të diskutohet nëse mund të jepet ose jo.

Ky vendim i socialistëve ka nxitur dhe reagimin e deputetit të djathtë Arbi Agalliu, i cili ka thënë se me 50 mijë lekë të vjetra shpërblim pensionistët nuk blejnë dot asnjë një gjel deti. Ky reagim i tij është pritur me ironi nga Erion Braçe, i cili kujtoi kohën kur në pushtet ishte PD.

“Po të japësh 10 mijë lekë gjysmë kofshe i bie. 10 mijë lekë e bëjmë po gjysmë kofshe i bie”, ia ktheu Braçe.

Debati në Komisionin e Ekonomisë:

Arbi Agalliu:  … në raport me atë që ju e quani bonusi i pensionistëve dhe që ju e keni futur në buxhet. Për mua është një bonus qesharak pasi me 5 mijë lekë të reja as një gjel deti nuk mund të blihet nga një pensionistë.

Erion Braçe: Po të japësh 10 mijë lekë gjysmë kofshe i bie. 10 mijë lekë e bëjmë po gjysmë kofshe i bie.

Arbi Agalliu: Unë patjetër që mund të japë përgjigje për çfarë ka dhënë Partia Demokratike më përpara, edhe pse nuk kam qenë këtu. Ju prandaj e morët mandatin e tretë, jo për të dhënë një gjel por për të dhënë më tepër se gjeli.

Ministrja Delina Ibrahimaj: Për sa i përket pjesës së rritjes së pensioneve, ndjeshmëria për këtë kategori është shumë e lartë dhe prandaj bonusin, ne nuk e kemi pikëpyetje te fondet e rezervës dhe e kemi te buxheti i shtetit. Dhe nuk do të ketë më pikëpyetje nëse do të merret bonusi i pensionistëve këtë vit apo jo, pasi do të jetë një zë buxhetor i veçantë.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
digitalb
spot_img
spot_img