Hapësire reklamuese

Aktualitet

50 kg TRITOL në impiantin e çimentos në Durrës, policia zbulon se ku është blerë lënda plasëse

Shkruar nga Newsbomb
50 kg TRITOL në impiantin e çimentos në Durrës, policia

Detaje të reja janë zbardhur në lidhje me ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në Durrës, ku një biznesi iu vendos një sasi e madhe tritoli.

Tre persona ende të paidentifikuar, të veshur si ushtarakë, vendosën 50 kg tritol të ndarë në 25 kallëpe dhe të lidhur me kapsolla e fitila në dy polet plus-minus të një baterie makine në një fabrikë çimento në Durrës, por fatmirësisht lënda plasëse nuk shpërtheu për shkak të voltazhit të ulët të baterisë së makinës.

Burime për media bëjnë me dije se Prokuroria dhe Policia e Durrësit kanë arritur të gjejnë vendin se ku është blerë sasia e tritolit.

Mësohet se tregtari është shprehur se tritoli u shitet vetëm kompanive që kanë licencë për përdorimin e sasive të tritolit dhe asnjë individi tjetër.

Shitësi i ka treguar policisë emrat e të gjithë personave që kanë blerë tritol gjatë kohëve të fundit. Sakaq, policia po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, teksa dyshohet se tritoli është vënë për shkak të konkurencës.

Lexo edhe: EMRAT-DETAJE/ 50 kg TRITOL në impiantin e çimentos në Durrës, një kallëp kushton 500 euro, fabrika përdoret nga shtetas të huaj por pronarë të truallit janë dy shqiptarë me “kartela policore”

Lexo edhe: E TMERRSHME/ Biznesit i vendosin 33 kallëpe tritol, nëse shpërthenin do kishim një masakër në Shkozet, çfarë ka ndodhur dhe pse mbahet e fshehtë? A është ky një mesazh? (DENONCIMI I GAZETARES)

Lexo edhe: Dështon sulmi me tritol në Durrës, biznesmeni i ndërtimit “shpëton paq”, forcat xheniere bëjnë shpërthim të kontrolluar

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.