Ambasadori i BE-së në vendin tonë Luigi Soreca konfirmoi se kanë mbërritur në vendin tonë 50 ekspertë të ndërtimit pas rënies së tërmetit shkatërrimtar 6.4 të shkallës Rihter, më i rëndi në 40 vite në vendin tonë.
Për 'News 24' nga Durrësi ku po vëzhdon shembjen e banesave të dala jashtë funksionit, Soreca premton se do të vijnë në ditët e ardhshme specialistë të tjerë që do të ndihmojnë kolegët shqiptarë në vlerësimin e dëmeve materiale të ndërtesave. Ai tregoi se çfarë do diskutojë komisioni i ri europian për menaxhimin e krizave Janez Lanarçiç, i cili do të mbërrijë në Shqipëri ditën e mërkurë.
'Po bëhet gjithçka për ata në terren. Ne kemi 50 inxhinierë në Durrës e më tej, isha në krye të këtij takimi me inxhinerë ndërkombëtarë, të cilët më pas morën detyrat e tyre dhe për të vazhduar punën në terren.
Është ende herët. Kemi 50 inxhinierë që do të vlerëosjnë dëmin dhe më pas do të përgatisin hartën totale.
Do të koordinajmë punën, do të jemi dhe në vijim. Komisioneri Europian do të jetë këtu për dy ditë Lanarçic, komisioni i ri i BE filluar punën. Ai do të diskutojë me të gjtiha autoritetet.
E thashë më para, bëra takim me të gjithë inxhinierët e teknikës dhe ndërtimit, është ngritur një ekip që po kryen koordinimin e vlerësimeve. Kemi ekspertë nga Greqia, Turqia, madje dhe SHBA. Do të vijnë dhe inxhinierë të tjerë. Shqiptarë më pas do të kuptojnë vlerën e dëmeve të tyre', shprehet Soreca.