Hapësire reklamuese

Politikë

“50 ditë që qeveria ka penguar lirinë personale”, Alibeaj: Duhet të mbroheni vetë, rimerrni lirinë tuaj

Shkruar nga Newsbomb
Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj

Ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj thotë se qeveria për 50 ditë u ka penguar qytetarëve të saj lirinë kryesore, lirinë personale.

Duke cituar Nenin 27 të Kushtetutës, Alibeaj se qeveria mund t’ua kufizonte lirinë vetëm qytetarëve të prekur me covid-19, jo të gjithëve.

“50 ditë që qeveria ka penguar lirinë më kryesore - LIRINË PERSONALE !

Ia ka mohuar këtë edhe çdo shqiptari të painfektuar, e që nuk është pra, përhapës i ndonjë sëmundje ngjitëse!!!

Vetëm të prekurve nga Covid-19, mund t’iu kufizohet kjo liri. Qeveria ka detyrim kushtetues të bëjë testime, por Rama refuzon!!

Duhet të mbroheni vetë tashmë!

*Mbani maska

*Ruani distancimin social (1.5 m)

* RIMERRNI LIRINË TUAJ!

Liria e secilit është në dorë të çdonjërit!

...ua thotë Kushtetuta Juaj”, shkruan ish-deputeti i PD Enkelejd Alibeaj.

 95192424_2491384621191779_2938708866935816192_o.jpg

 

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll