Tirana
clear sky
-4.5 ° C
-4.5 °
-4.5 °
74 %
1kmh
0 %
Mër
6 °
Enj
7 °
Pre
9 °
Sht
10 °
Die
10 °
E mërkurë, 8 Shkurt, 2023

50 deputetë britanikë i kërkojnë Sunak të ndryshojë me urgjencë ligjet e “skllavërisë moderne”

spot_img

Lajme të ngjashëm

50 deputetë konservatorë britanikë i kanë kërkuar kryeministrit Rishi Sunak të ndryshohen me urgjencë ligjet e skllavërisë moderne, si një përpjekje për të reduktuar numrin e emigrantëve ilegalë që kalojnë përmes Kanalit me Francën.

Kryeministrit Sunak iu bë presion nga grupi, pjesë e të cilit janë edhe ish-ministrat e kabinetit, për të zbatuar me shpejtësi një ndryshim “të thjeshtë” në ligj për të ndihmuar në trajtimin e çështjes.

Deputetët kërkojnë ndryshime në ligjet moderne të skllavërisë për ta bërë më të lehtë kthimin e personave që ata besojnë se janë “azilkërkues fals”, të cilët thonë se janë viktima të trafikimit.

Në një letër të firmosur nga ish-sekretari i Brexit, David Davis, konservatorët thonë se kalimet e Kanalit janë një “Nyje Gordiane që ka nevojë të pritet me një politikë të thjeshtë”.

Nënshkruesit, mes të cilëve dhe Sir Graham Brady, kryetari i Komitetit të 1922 të mbështetësve konservatorë, kërkojnë që “emigrantët ekonomikë” që udhëtojnë nga “vende të sigurta” si Shqipëria të kthehen më shpejt në vendin e origjinës.

Downing Street nuk pranoi të komentonte letrën, por tha se Kryeministri po shqyrton çështjen e emigrantëve që vijnë nga kombet që konsiderohen të sigurta.

“Për këtë çështje, nëse bëhet fjalë për skllavërinë moderne apo në të vërtetë për njerëzit që vijnë nga vende të sigurta për të kërkuar azil, është diçka që ne duam ta shikojmë, por unë nuk po citoj ndonjë përgjigje specifike për këtë propozim,” u tha gazetarëe zëdhënësi i kryeministrit.

Më shumë


spot_img









spot_img