Hapësire reklamuese

Aktualitet

50 demokratë presin RAMËN në Përmet, vendosen në hyrje të qytetit për të kundërshtuar mitingun electoral (FOTO dhe VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb

Kryeministri Rama pritet të nisë turin e ditës së sotme të mitingjeve në javën e fundit të fushatës së zgjedhjeve lokale në qytetin e bukur të Përmetit.

E siç shihet nga fotot e siguruara nga newsbomb.al, janë thuajse 50 vetë, protestues të PD, që po presin kryeministrin në hyrje të qytetit, për të kundërshtuar mitingun e tij elektoral, sipas strategjisë së vendosur nga PD për të mos mundësuar fushatën e Edi Ramës.

Edhe pse bie një vesë shi në qytetin e trëndafilave, kjo nuk ka penguar militantët e të djathës të dalin në protestë.

Rama do të zhvillojë takimin elektoral në orën 10.00 në Përmet. Bashkia e Përmetit drejtohet nga një kryetar bashkie i së djathtës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese