Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
83 %
2.1kmh
0 %
Mër
35 °
Enj
34 °
Pre
35 °
Sht
35 °
Die
34 °
E mërkurë, 29 Qershor, 2022
spot_img

5 vjet në krye të shtetit, Meta flet në ditët e fundit në Presidencë: Nuk ka qenë e thjeshtë, opozita mori një hap vetëvrasës

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta është në ditët e fundit të tij si kreu më i lartë i shtetit shqiptar. Ai ka folur për 5 vitet e tij në postin e rëndësishëm dhe detyrën që e konsideron si “jo të thjeshtë” për shkak edhe të opozitës.

“Nuk ka qenë e thjeshtë, sepse kjo presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo presidencë tjetër. Së dyti opozita mori një hap vetëvrasës, për demokracinë dhe parlamentarizmin. Për fat të keq opozita bëri pikërisht atë që donte mazhoranca”, është shprehur ai në Fax News.

albsig

spring

“Jemi në përmbyllje të një presidence 5 vjeçare ose më saktë të mandatit të parë të Ilir Metës si president i Republikës. Gjithçka ka shkuar sipas parashikimeve të mia, në përmbushjen e këtij detyrimi të lartë kushtetues për të mbrojtur interesat kombëtare, gjë që e kam bërë në të gjitha rastet dhe kur ka pasur presion.

Nuk jam bërë bashkëfajtor në heshtje, kam mbrojtur interesin publik dhe në të gjitha debatet që janë hapur, të gjitha betejat janë fituar nga presidenca që ka shkëlqyer.

Nuk ka qenë e thjeshtë, sepse kjo presidencë ka pasur më pak kompetenca se çdo presidencë tjetër. Së dyti opozita mori një hap vetëvrasës, për demokracinë dhe parlamentarizmin. Për fat të keq opozita bëri pikërisht atë që donte mazhoranca, e cila kapi sistemin dhe në kushtet e tilla ajo që u dha si premtim besoj u përmbush që deri me 24 korrik të 2022 ky institucion do vazhdojë të jetë në kështjellë e pamposhtur”, tha Presidenti Meta.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_imgspot_img
spot_img
spot_img