5 persona kanë humbur jetë nga tërmeti i fuqishëm që goditi ditën e djeshme Meksikën.
Ndërkohë, po vazhdon ende operacioni i kërkim-shpëtimit dhe raportohet se numri i viktimave mund të rritet.
Tërmeti ka shkaktuar panik tek qytetarët në banesa, kjo edhe pasi për shkak të pandemisë shumë prej tyre kanë qenë duke punuar nga shtëpia. Spitalet kanë evakuuar pacientët, nga frika e një goditje tjetër.
Epiqendra e tërmetit, me një magnitudë 7,4, ishte në shtetin jug-perëndimor të Oaxaca, por pas tij ka pasur edhe 400 goditje të tjera.