Hapësire reklamuese

Rajoni

5 viktima nga Covid në Greqi, rritet sërish numri i të infektuarve gjatë 24 orëve të fundit (SHIFRA)

Shkruar nga Newsbomb

Situata vijon të jetë e rënduar në Greqi sa i përket pandemisë së koronavirusit.

Gjatë ditës së fundit 5 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 357.

Autoritetet greke bëjnë me dije se gjatë ditës së fundit janë shënuar 358 raste të reja me Covid-19, prej të cilëve 43 janë identifikuar në pikat kufitare.

Rastet më të larta janë shënuar në Attika me 194 raste të reja, 10 në Selanik, 17 në Lesbos, 17 në Samu dhe 13 në Trikala.

Ditën e djeshme 8 persona e humbën betejën nga koronavirusin, ndërsa u shënuan 352 raste të reja.

Kujtojmë që deri më tani në Greqi 357 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa nurmi i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 16.286.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu