Tirana
broken clouds
21 ° C
21 °
21 °
64 %
2.1kmh
75 %
Mër
21 °
Enj
18 °
Pre
20 °
Sht
16 °
Die
18 °
E mërkurë, 12 Maj, 2021
spot_img

5 të arrestuar për kokainë dhe aksidente në Durrës; Shoferi i dehur përplas makinën e Policisë, plagoset një efektiv

spot_img

Lajme të ngjashëm

5 persona janë arretsuar gjatë 24 orëve të fundit në Durrës, për disa vepra të ndryshme penale. Dy kanë rënë në pranga pasi nga kontrolli në makinë u është gjetur 61.5 gr kokainë gati për shitje.

“U arrestuan në flagrancë shtetasit:  A. D., 30 vjeç dhe A. N., 34 vjeç, të dy banues në Tiranë. Gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin tip “Nissan” me drejtues shtetasin A. N., shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi prej 61.5 gr lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.

Ndërkohë, 3 persona të tjerë janë arrestuar pasi i jpenin makinës të dehur ose pa leje drejtimi, dhe kanë shkaktuar aksidente. Një prej tyre, teksa drejtonte makinën i dehur, ka përplasur mjetin e Policisë Rrugore dhe për pasojë një nga efektivët ka mbetur i plagosur.

“- G. B., banues në Durrës, pasi në lagjen nr. 14, Durrës, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, në gjendje të dehur, është përplasur me mjetin e Policisë Rrugore dhe si pasojë e përplasjes është lënduar lehtë punonjësi i Policisë Rrugore, i cili pas ka marrë mjekim është larguar në banesë.

– E. M., 21 vjeç, banues në Krujë, pasi në aksin rrugor Fushë Krujë-Laç, duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi është përplasur me një tjetër mjet me drejtues shtetasin A. M., 58 vjeç, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

– E. A., 39 vjeç, banues në Tiranë, pasi u konstatua nga shërbimet e Policisë në lagjen nr. 13, Durrës, duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme”, vijon njoftimi.

spot_img

Më shumë

spot_img