Hapësire reklamuese

Aktualitet

5 shqiptarë shpëtuan nga ferri i “Al-Hol’, flet babai i Alvin Berishës: Së shpejti do dalin të gjithë, Presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe më tha se kampi do shkrihet

Shkruar nga Newsbomb

Afrim Berisha, babai i Alvin Berishës që u kthye në Shqipëri pas 5 vitesh në kampin e AL-Hol në Siri, ka reaguar pas lajmit se 5 shqiptarë do të nxirren sot nga ai kamp dhe do të dërgohen në Shqipëri.

Ai u shpreh se presidenti i Gjysmëhënës së Kuqe i ka thënë se shumë shpejt edhe pjesa tjetër e grave dhe fëmijëve do të kthehen në Shqipëri, pasi kampi do të shkrihet.

"Sot në mëngjes më lajmërojnë më dërgojnë disa foto dhe fola me të. Shpejt do të kthehen të gjithë të gjithë fëmijët dhe gratë shqiptare. Ata që morën pjesë në shpëtimin e Alvinit kanë marrë pjesë dhe për këta fëmijë. Kam folur me presidentin e kryqit të kuq italian dhe i kemi përgatit të gjithë gratë dhe fëmijët shqiptar. Na tha të lajmërojnë të gjithë familjet. I thashë që skam numër kam vetëm numër të Dumanit. Shpejt do të kthehen këta.

Tani është hapur llafi për 4 fëmijë dhe një grua. Në dijeninë tim janë 73 nëna që duan të vijnë në Shqipëri. Këtë javë të do të vijnë të gjithë. Kampi i Al Holit do të shkrihet. Nuk ka asnjë problem, në këtë mision ka hyrë edhe shteti sirian dhe duan ti largojnë të gjithë sa janë aty. Presidenti i gjysmë hënës më tha se i gjithë kampi i Al Holit do të shkrihet", tha ai.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.