Hapësire reklamuese

Aktualitet

“5 mijë dollarë ose të vrava”, shpallet në kërkim i riu nga Durrësi (EMRI)

Shkruar nga Newsbomb
“5 mijë dollarë ose të vrava”, shpallet në

Një shqiptar i lindur dhe i rritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka denoncuar në polici një 25-vjeçar nga Durrësi për shantazh dhe kërcënime.

Sipas denoncuesit emri i të cilit nuk është publikuar, 25-vjeçari Benardo Doçi e ka kërcënuar vazhdimisht nëpërmjet telefonit.

Doçi i ka kërkuar të riut 5 mijë dollarë, duke e kërcënuar me vrasje nëse nuk i jep paratë. Burimet pranë policisë së Durrësit bëjnë me dije se 25-vjeçari e ka kërcënuar duke i thënë: “do të të rrah” deri tek “do të të vras” nëse nuk i jepte paratë.

Ndërkaq mësohet se i riu i ka dhënë Benrado Doçit 500 dollarë për ta qetësuar atë që të mos veprojë me tej me kërcënimet e tij. Policia po punon për kapjen e Benardop Doçit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese