Tirana
overcast clouds
16 ° C
16 °
16 °
82 %
1.5kmh
90 %
Sht
15 °
Die
21 °
Hën
23 °
Mar
22 °
Mër
19 °
E shtunë, 15 Maj, 2021
spot_img

5 MËSIME NGA ZGJEDHJET

spot_img

Lajme të ngjashëm

KRYETARI… KU TA KETË!

Si e “vranë” deputetin!

Fant spathi apo derr maç!

Mutacioni ‘Ballakumja’!

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

1. Demokracia nuk është fare e përfshirë në planet që Zotit ka bërë për shqiptarët. Madje as varianti “pseudo”, ai me gjasme. Nëse do të ndodhte rotacioni i pushtetit, mund të besonim se (gjoja) demokracia funksionon dhe mbi të gjitha shqiptarët e duan atë me çdo kusht. Rotacioni nuk ndodhi dhe shqiptarët nuk duken aspak të shqetësuar. Zoti e bëftë mbarë!

2. Koncepti “zgjedhje të lira dhe të ndershme” është po aq utopik sa Shqipëria në Bashkimin Evropian. Zgjedhjet nuk kanë qenë kurrë të lira dhe të ndershme në Shqipëri, por një përmirësim gradual kishte filluar të ndodhte. Zgjedhjet e javës së shkuar, në dukje ishin të lira, por nuk ishin aspak të ndershme. Vota u trysnua, u akaparua, u detyrua, u manipulua, u ble dhe u vodh. Vetëm një pakicë në këtë vend ka ende “privilegjin” të votojë me kokën e saj.

3. Rilindja nuk e lëshon më pushtetin. Nuk ka pse. Tani i ka të gjitha mjetet që ta mbajë pushtetin sa të dojë. Rilindja posedon Partinë Socialiste megjithë armatën e patronazhistëve, shtetin, paratë e shqiptarëve, drejtësinë dhe median. Rilindja kontrollon me “fije të padukshme” edhe opozitën. Të gjitha këto dalin e teprojnë që rilindja t’i garantojë vetes pushtet të përjetshëm.

4. Opozita shqiptare aktuale është një dështim i pangushëllueshëm. Të etur për pushtet, “kokat e opozitës” u kujdesën të ndajnë tortën qeverisëse përpara sesa ta merrnin atë. Në vend që të bashkoheshin realisht dhe të krijonin të famshmen “frymë të fitores”, të cilën “e ngjizën” me entuziazëm kallp nëpërmejt dy gabimeve më të mëdha në historinë e pluralizmit shqiptar, djegien e mandateve dhe bojkotimin e zgjedhjeve lokale, ata vepruan të ndarë e të përçarë. Teza “na i vodhën votat”, nuk i mjafton opozitës që ajo të krijojë rritjen e kërkuar të besimit e cila do të çonte në kalimin masiv të popullit në anën e saj. Kur nuk e bënë dot kësaj rradhe, kur skandalet e qeverisë ishin ulëritëse, si zor të mund ta bëjnë në të ardhmen, kur skandalet do të bëhen “normalitet”. E megjithatë, opozita është i vetmi “qen roje” që kemi ndaj ujkut-pushtet. Nëse duam demokraci, duhet të kërkojmë reformimin e saj dhe ta mbështesim fuqishëm kur ajo të tregojë vullnet për të kryer misionin e vet.

5. Ikja e shqiptarëve, fatkeqësia më e madhe e tre dekadave të fundit, me shumë gjasa do të marrë përmasa të pariparueshme! Nuk i themi dot emigrim, sepse shpesh largimi është i paplanifikuar, është i beftë, është shprehje revolte, është nevojë për mbijetesë, është dëshirë për të jetuar të lirë e me dinjitet! Shqiptarët që po largohen, u bëjnë nder maskarenjve të pushtetit dhe qeder ne që duam të qëndrojmë këtu. Na e bëjnë luftën shumë më të vështirë, por jo të pamundur. Shprehjen “shqipëria nuk bëhet” ata e marrin me vete duke na lënë në shpresën tonë të kamotshme që Shqipëria mund të bëhet dhe Shqipëria do të bëhet!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img