Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

5 lutje pas zgjedhjeve

spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Edi Oga ekskluzivisht për Newsbomb.al

Sovrani ‘foli’!

Kur ‘flet sovrani, fshin gjithçka kanë thënë dhe kanë bërë përpara sesa të flasë ai!

Nga sot, nuk kanë më asnjë vlerë fushatat, takimet, fjalimet, premtimet, debatet në studio, parashikimet, projektimet, eksit pollet… Ajo që ka rëndësi, është vazhdimësia në normalitet e një procesi që nisi me tension të madh dhe me incidente kërcënuese.

Sido që të jetë rezultati final, në sytë e “Botës” Shqipëria fitoi!

Ky është lajmi i mirë për të gjithë shqiptarët, sepse për “Botën”, mbarëvajtja e zgjedhjeve ka shumë më tepër rëndësi sesa krahu politik që i fiton ato!

Deri tani, fituese e zgjedhjeve është Partia Socialiste!

Me shumë gjasa, megjithëse me një rezultat të ngushtë, ajo do të qeverisë vendin edhe për një mandat të tretë!

Si një qytetar i interesuar për progresin e vendit tim, për një jetë më të mirë të shqiptarëve në vendin e tyre, më vjen natyrshëm që të formuloj 5 lutje:

LUTJA E PARË

I lutem Partisë Socialiste dhe Kryeministrit që të mos shpërdorojnë besimin e shqiptarëve dhe të punojnë në interes të vendit. Të ndalin korrupsionin qeveritar, partneritetin me krimin dhe të kenë në qendër të vëmendjes qytetarin, me të gjitha nevojat e tij për një ekonomi më të mirë, për shërbim shëndetësor të garantuar dhe arsim cilësor. Të plotësojnë kushtet dhe të realizojnë sa më shpejt hapjen reale të negociatave me BE.

LUTJA E DYTË

I lutem Partisë Demokratike të përkthejë në përgjegjësi votat e shtuara të shqiptarëve për ta. Të bëjë opozitë frontale dhe të pakompromis me qeverinë duke ekspozuar çdo përpjekje të saj për abuzim me pushtetin. Të riorganizohet me mekanizma demokratikë dhe të synojë rezultat sa më dinjitoz në zgjedhjet e ardhshme lokale.

LUTJA E TRETË

I lutem strukturave të drejtësisë në përgjithësi dhe SPAK dhe BKH në veçanti, të kuptojnë peshën historike të ekzistencës dhe funksionit të tyre. Të ndërgjegjësohen se gjithçka në këtë vend fillon nga drejtësia e drejtë. Pandëshkueshmëria e shkelësve të ligjit, kjo plagë e pashërueshme e shoqërisë sonë, duhet të fillojë të marrë fund sa më shpejt.

LUTJA E KATËRT

I lutem të gjithë shqiptarëve ta respektojnë dhe ta duan njëri-tjetrin pavarësisht nga preferencat apo përkatësitë politike. Ndasi të tilla nuk i shërbejnë ta tashmes dhe të ardhmes!

I lutem të gjithëve që të kultivojnë në veten e tyre më tepër optimizëm për jetën në këtë vend. I lutem të shohin mundësi alternative për përmirësimin e jetës së tyre dhe të përpiqen të mos krijojnë varësi nga punësimi në shtet. I lutem të jetojnë e të sillen në lartsinë e dinjitetit të tyre, duke mos u bërë vegla të verbra të orekseve të politikanëve.

LUTJA E PESTË

I lutem Zotit që të shtojë bekimet e tij për këtë pjesë të Botës që Ai vetë e kroji me aq bujari!

Zoti i ndihmoftë shqiptarët dhe Shqipërinë!

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img