Hapësire reklamuese

Aktualitet

5 kallëpe tritol në banesë, arrestohen dy vëllezërit në Sarandë

Shkruar nga Newsbomb
5 kallëpe tritol në banesë, arrestohen dy vëllezërit

Dy vëllezër kanë rënë në prangat e policisë së Sarandës pasi u janë gjetur në banesë lëndë plasëse që dyshohen që do përdoreshin në ngjarje kriminale.

Në lidhje me ngjarjen kanë rënë në pranga vëllezërit Haredin Ogiçi 61 vjeç dhe Huso Ogiçi 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Njoftimi i plotë:

Sarandë/Ndërhyrja e menjëhershme e Policisë, e bazuar në inteligjencën policore, parandalon ngjarje të rënda kriminale që do të kryheshin me shpërthim të telekomanduar të lëndës plasëse.

Sekuestrohen 5 kallëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore, 3 krehra dhe municion luftarak.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Knock Out 5”, i zhvilluar nga Komisatiati i Policisë Sarandë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas (vëllezër), të cilët mbanin në banesa, lëndët plasëse, me qëllim shitjen.

Shpallet në kërkim një 26-vjeçar, i dyshuar si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive, që dyshohet se do të përdorej nga grupet kriminale.

Procedohet në gjendje të lirë dhe një 58-vjeçar, pasi në banesën e tij u gjet një sasi municioni luftarak.

✅️Më herët, gjatë operacionit policor rë koduar “Knock Out 4”, për parandalimin e ngjarjeve kriminale, Policia e Vlorës sekuestroi 1 minë me telekomandë, 5 armë zjarri dhe municion luftarak, si dhe vuri në pranga poseduesin e tyre.

Në vijim të punës intensive të Policisë, për të garantuar sundimin e ligjit në të gjithë vendin, për të parandaluar ngjarjet kriminale, si dhe për të kapur dhe nxjerrë përpara përgjegjësisë penale, shtetasit që janë rrezik për rendin dhe sigurinë publike, shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, me mbështetjen e informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, finalizuan operacionin e koduar “Knock Out 5”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

  1. O., 61 vjeç dhe H. O., 56 vjeç (vëllezër), të dy banues në lagjen nr. 1, Sarandë.

Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit në banesën e këtyre 2 shtetasve, gjetën dhe sekuestruan 5 kapllëpe tritoli (2 prej tyre të programuara për shpërthim në distancë), 7 kapsolla detonatore dhe municion luftarak, të cilat dyshohet se do të përdoreshin për kryerjen e ngjarjeve të rënda kriminale.

Në vijim të veprimeve hetimore për këtë rast, u identifikua dhe u shpall në kërkim shtetasi K. Ç., 26 vjeç, i cili dyshohet si bashkëpunëtor në përgatitjen e lëndës eksplozive.

Gjithashtu, u referuan materialet procedurale në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin L. Ç., 58 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, shërbimet e Policisë kanë gjetur një sasi municioni luftarak, që u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Vijojnë veprimet e thelluara hetimore, në drejtimin e Prokurorisë, për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese