Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

5 javë në spital, gazetari Mark Simoni flet me lot në sy: Familjarët tanë këtu janë mjekët (Ç’po ndodh te Shefqet Ndroqi)

Shkruar nga Newsbomb
5 javë në spital, gazetari Mark Simoni flet me lot në sy:
Gazetari Mark Simoni ne Infektiv

Gazetari Mark Simoni ka folur nga Spitali Shefqet Ndroqi, ku prej 5 javësh qëndron i shtruar pasi është infektuar me Covid-19.

Duke folur për kryeredaktoren e Neës 24 e cila është futur vetë në Shefqet Ndroqi, Simoni tha se familjarët e tyre të vetëm tashmë janë mjekët dhe infermierët që kujdesen përditë për ta.
“E kam kaluar këtë situatë falë ndihmës së mjekëve dhe infermierëve... Është në natyrën e shqiptarit që tokësori më i madh i tregon kozmonautit hënën. Hë për hë këta janë të afërmit tonë”, tha Simoni, ndrësa kur u pyet nëse e mbante telefonin, shtoi “Unë jam gazetar, koleg i juaji. E mbaj telefonin. Kam marrë mbi 2000 mesazhe.”

Më tej, gazetarja e pyeti kolegun Simonin nëse i kishte arritur dy pacientët me Covid-19 që u hodhën nga spitali për shkak të gjendjes psikologjike.

“E kam përjetuar ngjarjen e tyre dhe i shpreh ngushëllimet familjes. Kjo shtë një sëmundje e tmerrshme, ndikon shumë në psiqikën e njeriut. Unë hy në kategorinë e shquiptarëve. I pakujdesshëm ndonjëherë. Unë udhëtoj shumë e aty mund ta kem marrë, por nuk jam të njerëzit që thonë ekziston e s’ekziston”, tha ai.

Një apel ai e ka dhe për qytetarët jashtë: Ju them njerëzve bëni kujdes nga kjo flamë e madhe. Keni besim te mjekët.

Një tjetër pacientë nga Lezha që ndodhet në dhomë të, u shpreh: Unë ika nga shtëpia se kisha frikë mos infektoja familjarët, tani këta më rrinë te koka. Nuk di ctë them.

Foto nga brenda Infektivit:
119041359_578262882895146_6967721137064491119_n.jpg
119119311_322330875884558_4578479349719729311_n.jpg
119360231_997180514059541_3950717744063855449_n.jpg
119204021_2719240828340617_1583813290286865091_n.jpg
119201420_309751310329280_3053916203794668595_n.jpg

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll