Tirana
overcast clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
82 %
1.5kmh
90 %
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
Sht
22 °
Die
19 °
E mërkurë, 20 Tetor, 2021
spot_img

5 javë për të sjellë 5 shqiptarë nga Siria, kush është Gledis NANO, shefi ‘i hekurt’ i Anti-Terrorit që shpëtoi Alvin Berishën, dëboi iranianët ‘terroristë’ dhe burgosi ‘imamët e xhihadit’ (I trajnuar nga FBI)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Nga Ilir Xhafaj

Gledis Nano, është shefi i Anti-Terrorit shqiptar që ka marrë pjesë vetë në operacionin e riatdhesimit të 5 shqiptarëve të parë nga kampi i Al Hawl në Siri. Një operacion që ka zgjatur 5 javë dhe është mbyllur me rikthimin në shtëpi të Floresha Rashës, tre fëmijëve të saj Amar, Emel dhe Hatixhe Rasha, dhe 11 vjeçarit Endri Dumani, raporton newsbomb.al.

Pas mbërritjes në Rinas, Nano ka thënë se operacionet e riatdhesimit do të vazhdojnë për të kthyer në Shqipëri familje të tjera të radikalizuara. Delegacioni shqiptar ka qëndruar për 5 javë në Siri për të gjetur fëmijët dhe nënat shqiptare në kampin famëkeq të Al Hawl, ndërsa për sigurinë e tyre veç autoriteteve kurde, kujdesej shefi i Anti-Terrorit Gledis Nano dhe shefi i Operacioneve Speciale Indrit Doda.

Gledis Nano nuk ishte rastësisht në Siri, raporton newsbomb.al.

Ai është një nga zyrtarë më të lartë të Policisë së Shtetit dhe një nga efektivët me përgatitjet më të larta fizike e operacionale, i trajnuar nga partnerët amerikanë në bazën e Byrosë Federale të Hetimeve (FBI) në Quantico Virginia.

Mësohet se Gledis Nano së bashku me një tjetër oficer të antiterrorit, Indrit Doda, morën pjesë në nxjerrjen nga Kampi Al Hawl në Siri të Alvin Berishës.

Gledis Nano është trajnuar gjatë të gjithë karrierës së tij nga agjencitë më prestigjoze ligjzbatuese perëndimore dhe në 2017 është diplomuar në Akademinë Kombëtare të FBI. Për vetë natyrën e punës sensitive që bën me ekipin e tij, Nano ka mbajtur një profil të ulët mediatik e publik.

Gledis Nano u emërua në detyrën e kreut të Drejtorisë të Anti-Terrorit që prej 17 shkurtit 2016, pas një pune të gjatë dhe eksperience 17 vjeçare si pjesë e Policisë së Shtetit, raporton newsbomb.al. Gjatë të gjithë karrierës Nano ka kryer detyra të ndryshme në polici ku ka pasur rezultate në zbulimin e ngjarjeve të rëndësishme.

Në vitin 2013 ka kryer hetimet e dosjes se “Imamëve” të arrestuar për terrorizëm, ngjarje e cila ka pasur shumë jehonë si një nga më të suksesshmet në këtë fushë në të gjithë rajonin. Gledis Nano po ashtu drejtoi të gjithë operacionin sekret të dëbimit muaj më parë nga Shqipëria të diplomatëve iranianë. //Newsbomb.al

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img