Hapësire reklamuese

Politikë

“5 herë ju përmbyt Shkodra këtyre të PD”, Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave: Kanë lëshuar gojën për tërmetin, të ishin këta në qeveri…Zoti veç do...

Shkruar nga Newsbomb
Kryebashkiaku Pjerin Ndreu

Kryebashkiaku socialist i Lezhës, Pjerin Ndreu i përgjigjet akuzave të Partisë Demokratike për “braktisjen” e familjeve të prekura nga tërmeti.

Ndreu shkruan në Facebook se gjatë qeverisjes së PD-së, Shkodra u përmbyt 5 herë, dhe banorët jo vetëm që nuk morën dëmshpërblim, por paratë po i marrin nga qeveria Rama.

Sipas Ndreut, nëse PD do të ishte në qeveri gjatë fatkeqësisë së tërmetit, banorët e prekur do t’i mëshironte Zoti.

“5 herë për një vit ju përmbyt Shkodra këtyre të PD kur ishin në qeveri! Le që nuk bënë gjë prej gjëje nga rasti i parë në të pestin, por nuk ju dhanë kokërr leku banorëve si dëmshpërblim. Lekët i miren me qeverinë Rama nëfakt...

Këta që dinë të “zgjidhin” çdo situatë si ajo e Shkodrës, kanë lëshu gojën për tërmetin. Të ishin këta në qeveri, Zoti veç do i mëshironte mijëra njerëz që sot janë në kujdes të plotë!

CV e këtyre flasin kuturu është e zezë, ndaj askush se do një model si ata!”, shkruan Ndreu.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll