Hapësire reklamuese


Aktualitet

5 grabitje në 48 orë, eksperti: Mos ekspozoni të mirat materiale në rrjetet sociale

Shkruar nga Newsbomb
5 grabitje në 48 orë, eksperti: Mos ekspozoni të mirat materiale

Vetëm në fundjave u regjistruan 5 grabitje, tre nga të cilat në kryeqytet, një në Durrës dhe një grabitje në Shkodër.

Policia ende nuk ka mundur të identifikojë 5 autorët që u hoqën si policë në tentativën për të vjedhur banesën e një çifti të moshuarish në fshatin Prush të Tiranës.

Të gjtiha grabitjet janë realizuar nën kërcënimin e armës, vetëm ajo nmë Prush mbeti në tentativë pasi sipas dëshmive nuk arritën të vjedhin asgjë në banesë.

Lexo edhe: Grabitja në fshatin Prush, nipi i mitur doli pas shtëpisë dhe telefonoi policinë

Por a kemi të bëjmë me një bandë të organizuar grabitësish?

Por nisur nga përshkrimi i tipareve të tyre, mendohet të jenë të njëjtët grup personash që më 28 nëntor grabitën flori me vlerë rreth 50 mijë euro në një argjendari në Kamëz.

Lexo edhe: “Duart lart se ju vramë”, pronarja tregon si 4 autorët grabitën argjendarinë në Kamëz

Qytetarët ndihen të frikësuar, por edhe të tronditur pas shkëmbimit të zjarrit të grabitësve me policinë.

“Statistikat kanë treguar që fund tetori, nëntori dhe dhjetori janë me intensitet më të lartë deri në fund të festave. Ata që shkojnë për të vjedhur hyjnë në banesa ku ka mosha të thyera, ku kanë informacion që kanë njerëz në emigracion, lekët që një pjesë e shqiptarëve i mbajnë në kasaforta apo ambiente shtëpiake janë bërë pre e grabitjeve”, - thotë Fatjon Softa, ekspert Sigurie për Report Tv.

Për ekspertin e sigurisë, Fatjon Softa metodat e grabitësve profesionistë janë sofistikuar dhe kanë më shumë mënyra si të kryejnë vjedhjet.

“Çdo vit po investojnë më shumë, ka filluar të aplikohet çelësi bullgar, pajisje që e ka marrë emrin nga Lufta e Ftohtë, ku agjentët bullgar përdornin një lloj çelësi që futet në bravat e dyerve të blinduara që krijojnë një reliev duke iu përshtatur çelësit origjinal, dhe janë në gjendje brenda 2 minutave ta prodhojnë dhe ta hapin derën pa bërë zhurmë dhe nëse banorët janë brenda tyre” – ka thënë Softa.

Për sociologët hapi i parë për të mos u vënë në shënjestrën e keqbërësve, është mos ekspozimi i të mirave materiale në rrjete sociale.

Gjatë muajit Dhjetor, qytetarët ulin vigjilencën dhe ekzpozojnë më tepër të mirat materiale, si dhe paratë që kanë në gjendje për shpenzim janë me të mëdha.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese