Tirana
broken clouds
12.5 ° C
12.5 °
12.5 °
44 %
5.1kmh
75 %
Enj
11 °
Pre
7 °
Sht
5 °
Die
5 °
Hën
3 °
E enjte, 20 Janar, 2022

5 ditë torturë/ Përfundon rradha në Kakavijë, Rama jep lajmin në mesnatë dhe porosit qytetarët: Rrugë të mbarë, ruhuni nga virusi i rrezikshëm (RREGULLAT E REJA NGA SOT PËR TË KALUAR KUFIRIN)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b91d011983e5009e848a9c7c99fe4460

Pas 5 ditësh, marrin fund torturat e pritjes dhe netët e gjata në të ftohtë, për të kaluar kufirin për në Greqi, pasi mbrëmë ka përfunduar rradha në pikën kufitare Kakavijë.

Kryeministri Edi Rama, ka reaguar në mesnatë dhe ka publikuar një foto, ku tregon se ky ngërç që ka qenë kryefjalë e ditëve të fundit, ka marrë fund.

Në postimin e tij, Rama, ka falenderuar qytetarët dhe të gjithë ata që kontribuan në zgjidhjen e kësaj krize. 

“FALEMINDERIT të gjithë atyre që kontribuan për zgjidhjen e ngërçit të rëndë në pikën kufitare të Kakavisë; qytetarëve në radhë të parë, që në shumicën dërrmuese patën mirëkuptim e durim megjithë hallin e madh; Emergjencave Civile, forcave të ushtrisë e të policisë, trupës së Urgjencës Shëndetësore dhe strukturave vendore, që u gjendën pranë njerëzve me përkushtim e pa orar; të gjithë atyre në vendin fqinj që u përfshinë pa rezervë në përpjekjen për ta lehtësuar situatën, në kushtet kur regjimi i ri kufitar e bënte punën për zgjidhjen e saj tejet të vështirë.

U uroj nga zemra një qetësim sa më të shpejtë dhe rifillim normal të jetës së përditshme, të gjithë bashkëqytetarëve që e hoqën atë siklet të madh dhe u lutem të tjerëve në vijim, të ndjekin me vëmendje kriteret e përcaktuara në shtetin fqinj për kalimin e kufirit, e të mos nisen pa u siguruar se mund ta kalojnë kufirin pa siklete të ngjashme.

Rrugë të mbarë udhëtarëve të fundit dhe ruani veten e të tjerët nga virusi i rrezikshëm Covid19”, shkruan Rama.

Mbrëmjen e djeshme në Kakavijë, kaluan 3325 qytetarë dhe rradha ka përfunduar rreth orës 00:40.

Ndërkaq bëjmë me dije se duke filluar nga sot në Kakavijë nuk do të kalojnë më shumë se 750 persona, kurse në Kapshticë jo më shumë se 300 qytetarë. Sakaq të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Greqisë do të duhet të karantinohen për 7 ditë në shtetin grek.

Policia e Shtetit ka rikujatuar dokumentat që qytetarët duhet të kenë për të hyrë në territorin grek duke filluar nga 17 gushti:

– Çertifikatën e kryerjes së testit COVID-19, jo më vonë së 72 orë nga dita e udhëtimit dhe rezultati të jetë NEGATIV;

– Testimi të jetë bërë nga autoriteti shtetëror (Instituti i Shëndetësisë) ose nga çdo spital apo klinikë e certifikuar dhe e njohur nga shteti;

– Certifikata të përmbajë të dhënat personale të personit, numrin e pasaportës ose të kartës greke, rezultatin negativ të testit, emrin e Institucionit ku është kryer testimi, adresën, numrin e telefonit, si dhe të jetë e përkthyer në gjuhën angleze;

Do të lejohen të hyjnë në Republikën e Greqisë shtetasit që kanë leje qëndrimi greke ose shtetësi greke, punëtorët sezonal, si dhe çdo shtetas që ka marrë konfirmim nga autoriteti përkatës;

Çdo shtetas që do të hyjë gjithashtu duhet të këtë plotësuar formularin PLF.

Lexo edhe: https://www.newsbomb.al/neser-fillojne-kufizimet-e-reja-per-te-udhetuar-drejt-greqise-ja-cfare-duhet-te-keni-me-vete-217305

118028612_10158065681551523_5968547871848572304_o.jpg

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img