5 ditë para mbylljes së SONDAZHIT, ja cilët janë HOTELET më të vlerësuar në SHQIPËRI

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 26-05-2020 5 ditë para mbylljes së SONDAZHIT, ja cilët janë HOTELET më të vlerësuar në SHQIPËRI

Nëse do bëjmë pushime këtë vit, një gjë është e sigurtë: Pushimet do i bëjmë në Shqipëri!

Nga njëra anë ky është një lajm i mirë pasi kështu do i kthejmë sytë pas një kohe të gjatë nga turizmi vendas por nga ana tjetër e gjithë kjo do ngjallë një valë reagimesh e pakënaqësish për cilësinë e shërbimit.

Për të testuar pak cilësinë e resorteve në Shqipëri, newsbomb.al ka hapur një sondazh në datën 13 maj për 16 prej tyre, të cilët mbajnë 5 yje

“NGA VERIU NË JUG, KËTO HOTELE MBAJNË 5 YJE. POR JA SI KANË VOTUAR SHQIPTARËT DERI TANI.

Deri më tani hoteli më i votuar me 5 yje është "RAFAELO" në Shëngjin, me 3615 vota.

Në vendin e dytë ndodhet "FAFA HOTEL" në Durrës, që ka marrë 2540 vota.

Vendi i tretë është për "PRESTIGE RESORT" në Golem, me 1117 vota.

Votimi mbyllet në datën 31 maj, ku do të publikohen edhe rezultatet e sondazhit, ndërkohë që ju mund të vazhdoni të votoni me 5 yje për hotelin apo resortin ku jua kanë bërë pushimet më të bukura, ose mund të votoni me 3 yje ato hotele ku nuk ju ka pëlqyer shërbimi.

HAPAT E THJESHTË SI MUND TË VOTONI:

-Shkoni në fund të lajmit

-Shikoni listën e hoteleve në garë

-Nga e majta në të djathtë, gjeni vlerësimin për 3, 4 ose 5 yje.

-Jepni yjet që doni, duke klikuar thjesht ‘voto’

KUJDES! 

Këtë vlerësim mund ta bëni për secilin prej resorteve apo hoteleve por ju mund të votoni vetëm një herë për secilin prej tyre.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « PRANOHET një nga propozimet e OPOZITËS, periudha zgjedhore do zgjasë vetëm 1 muaj (JA DATAT KUR DO MBAHEN ZGJEDHJET)
Ishte duke mbledhur kanaçe, policia shtrin në tokë me forcë qytetarin në Kombinat: Aman, aman o të... (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.010004997253418
array(1) { ["section"]=> string(90) "5-dite-para-mbylljes-se-sondazhit-ja-cilet-jane-hotelet-me-te-vleresuar-ne-shqiperi-207848" }